Flash

Kathimerini tallet me Ramën/ Askush s'e caktoi ndërmjetës mes Greqisë dhe Turqisë

Lapsi.al 26 January 2021
Kathimerini tallet me Ramën/ Askush s'e caktoi ndërmjetës
Ndërsa prej një muaji në Shqipëri mediat pro qeveritare i kanë fryrë tezës së kryeministrit shqiptar si ndërmjetës mes Greqisë dhe Turqisë, nëse një analist e krahasoi atë me Ali Pashën, ndërsa në portale u fry një lajm disa rreshtësh i BILD për rolin e pajtuesit, në Athinë me sa duket nuk mendojnë njësoj. Disa herë me radhë nga kryeqyteti grek është mohuar hipoteza delirante se Shqipëria mund të ndërmjetësojë mes dy vëllezërve armiq të Ballkanit. Por këtë herë, me sa duket, burime diplomatike greke kanë furnizuar me informacion një nga mediat e referencës në vend. Lexo më tej:

Ditmir Bushati: Mësimi që duhet nxjerrë nga zgjerimi i Greqisë në det

Gazeta greke “Kathimerini” në një shkrim me titull “Dhuratat parazgjedhore të Erdoganit për Ramën”, ka zbuluar se askush nuk kërkoi nga Edi Rama të ndërmjetësojë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë. Aty theksohet një burim që bën me dije se nëse do kishte nevojë për ndërmjetës, do të ishte zgjedhur një person me më shumë prestigj se Rama. "Ideja se vizita e Ramës në Turqi dhe në Greqi më pas ndihmoi në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke i bërë dy shtetet të ulën në tryezën e bisedimeve, është e pranuar nga të gjithë. Jozyrtarisht, burime diplomatike pranë tre palëve i thanë “Kathimerini”-t se asgjë nga këto nuk është e vërtetë duke vënë në dukje “është absolutisht e sigurt që, nëse Greqia dhe Turqia do të kishin nevojë për dikë në këtë rol, ata do ta kërkonin atë në një vend ose tek një lider me fuqi dhe prestigj ndërkombëtar” dhe se çështja e diskutimeve Turqi- Greqi ishte mbyllur para udhëtimit të z. Rama në Ankara. Ai (burimi diplomatik) shtoi se të dy palët kishin arritur madje edhe të përcaktonin edhe vendin ku do të zhvillohej takimi duke hedhur poshtë kështu thashethemet për Tiranën, me të cilat ministri i Jashtëm turk shoqëroi dhuratat parazgjedhore" - shkruan Kathimerini.

Dilemat/ Kush po negocion mes Erdoganit dhe Micotaqisit?

Shkrimi ka trajtuar raportet mes Ramës dhe Erdoganit, vizitën e fundit të kryeministrit shqiptar në Ankara ku ai mori, mes të tjerash premtimin për ndërtimin për 3 muaj të Spitalit të Fierit. "E gjithë bota, por kryesisht votuesit shqiptarë, panë në ceremoninë e pritjes kalorës me kuaj të veshur si osmanë që mbanin flamurin shqiptar, limuzina, imazhe nga sallonet e sulltanit dhe gjëra të tjera mbresëlënëse. Erdogan “e do” Ramën sepse ai ka hapur portat e Shqipërisë, duke e çuar atë në krahët e Turqisë, ndërsa vendi po pret fillimin e negociatave për hyrjen e tij në Bashkimin Evropian. Kështu, duke u kthyer në atdheun e tij, Rama ishte ngarkuar me dhurata parazgjedhore, të tilla si një spital Covid-19 në qytetin e Fierit, para zgjedhjeve të pranverës, një filial të Universitetit Politeknik të Ankarasë në Tiranë dhe premtimet për investime turke. Mbi të gjitha, ai (Rama) u largua nga Ankaraja me udhëzimin e ministrit të Jashtëm turk Çavousoglou, që ai të ishte ndërmjetësi në konfliktin greko- turk".

Negociatat për detin/ Erdogan propozon Ramën, Athina skeptike

"Miqtë e tij të afërt në media e vlerësuan si një person me famë ndërkombëtare, të aftë për të zgjidhur mosmarrëveshjet gjeopolitike. Opozita ironizonte “medaljet” turke për kryeministrin e tyre, megjithatë, Bild-i gjerman gjithashtu e paraqiti atë si një “ndërtues urash” midis Greqisë dhe Turqisë – në fakt, kjo bëri që ai të merrte bekimin e Angela Merkel-it." - shkruan Kathimerini, e cila sqaron edhe aktualitetin politik greko- shqiptar. "Është fakt që axhenda në marrëdhëniet dypalëshe mbetet e pasur dhe e hapur, me çështjen e parë dhe të vazhdueshme është marrëveshja gojore e të dy palëve për të referuar përcaktimin e Zonave të Detit Jon midis Greqisë dhe Shqipërisë në Tribunalin e Hagës. Sidoqoftë, asnjë zhvillim i menjëhershëm nuk parashikohet para zgjedhjeve shqiptare në prill, diçka që është theksuar nga ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias." - shkruhet në artikull. Kathimerini thekson edhe marrëdhënien turko- shqiptare nën drejtimin e Edi Ramës. Sipas medias greke, ndikimi turk në vendin tonë bie ndesh me aspiratat proeuropiane të shqiptarëve. "Nën kryeministrin Rama dhe ndërsa Erdogan shpall vizionin e tij për një “Atdhe të Kaltër”, i cili përfshin Ballkanin, Shqipëria është gjithnjë e më e lidhur me karrocën e ndikimit turk, po islamizohet, me fjalë të tjera po turqizohet me një ritëm të shpejtë. Në prani të Ramës, gjatë një vizite në Tiranë, Erdogan nuk hezitoi të pretendonte se “bregu i Adriatikut të Shqipërisë është kufiri perëndimor i Turqisë neo-Osmane”. Në rastin e Shqipërisë së Ramës, megjithatë, vërehet paradoksi, ndërsa vendi është në hollin e BE-së duke pritur që kudo që të shkojë, dhe me 90% të popullsisë që dëshirojnë të bashkohen me strukturat evropiane, udhëheqja e saj do të përpiqet ta kthejë atë në një “komplot” turk në Ballkan, dhe kjo shqetëson evropianët" - mbyllet shkrimi i prestigjozes greke. ©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI