Flash

Emri: Antonio Gallo/ Si po ia ruajnë profilin e ulët kontaktit të Ndrangheta-s në Tiranë

Lapsi.al 27 January 2021
Emri: Antonio Gallo/ Si po ia ruajnë profilin e ulët kontaktit të

Në Tiranë ranë si bombë detajet e operacionit “Profili i ulët”. Hetimi kishte nisur disa vite më parë nga Antimafia italiane dhe nxorri në dritë aktivitetin e Antonio Gallo, një sekser, i cili kishte bërë shumë para përmes lidhjeve të tij me mafian, biznesin dhe politikën italiane.

Ajo që u zbulua për Shqipërinë, ishte një përpjekje e Ndrangheta-s për t’i shtrirë tentakulat në ekonominë shqiptare, përmes investimeve në kullat në qendër të Tiranës dhe për të kapur konçensione dhe tendera publikë, përmes lidhjeve që krijonin sekserët e qeverisë. Operacioni u quajt "Profili i ulët" për shkak se Gallo vetë nuk ishte shumë i njohur, pavarësisht se kishte arritur të krijonte kontakte me elitën e politikës dhe biznesit në Itali.

https://lapsi.al/2021/01/23/pergjimet-e-antimafias-a-e-takoi-erion-veliaj-te-derguarin-e-ndragheta-s-ne-tirane/

Hutimi i Veliajt

Reagimi i parë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i përmendur nga italianët e përgjuar nga Antimafia ishte një deklaratë nervoze. Grida Duma, e cila u ngarkua nga PD të artikulojë akuzat e para, u quajt një trafikante apartamentesh dhe u kërcënua me një padi për shpifje në prokurori.

Në të njëjtën ditë, në disa takime elektorale, Veliaj paralajmëronte publikun se do të dëgjonte të tjera “shpikje” dhe “çudira” për të. U kuptua se Veliaj ishte ndjerë i çoroditur që kur i konsideroi “shpikje” përgjimet e dosjes së Antimafia-s.

https://lapsi.al/2021/01/25/pergjimet-e-ndrangheta-s-arben-kraja-hesht-ne-emer-te-spak-flet-taulant-balla/

Sulm Bashës dhe Metës për lidhjet me Ndrangheta

Pas hutimit të parë, socialistët kaluan në kundërsulm duke bërë lidhjen mes opozitës PD- LSI me Ndrangheta-n. Nisën të qarkullojnë në rrjetet sociale fotot e Nard Ndokës me një nga deputetët italianë Lorenzo Cesa të akuzuar në operacionin “Profili i ulët”.

Pastaj, Taulant Balla, doli në oborrin e Partisë Socialiste dhe tha se hetimi i Antimafias kishte lidhje me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta. Për të parin u përdor si argument një takim me deputetin italian Pier Ferdinando Casini, ndërsa për të dytin, u përdor fakti që ish këshilltari i tij në presidencë, Ilir Kulla përmendej me emër nga italianët e përgjuar.

Kjo teori nuk zgjati shumë, për shkak se përmbante në vetvete një absurditet, që ishte i vështirë për t'u fshehur: Edhe sikur Basha dhe Meta të kishin vendosur me ndërgjegje t’i hapnin rrugë pastrimit të parave të Ndrangheta-s në Shqipëri, asnjëri prej të dyve nuk firmoste për lejet e ndërtimit, as nuk kishte në dorë konçensionet për 30 apo 50 vitet e ardhshme dhe as nuk jepte dot tendera, siç ishte oferta që iu bë italianëve.

Ridikulizimi i Ndrangheta-s

Sado i pamundur të duket, mesazhi më i përshtatshëm që kryeministri Rama gjeti për t’iu përgjigjur skandalit të përgjimeve të Antimafias ishte tallja, batutat, humori dhe gallatat me të dërguarit e Ndrangheta-s në Tiranë. 5 ditë pasi dolën në media përgjimet e Antimafia-s, Rama lexoi tre herë konkluzionet e hetimit. Në pjesën për Shqipërinë, thuhej se Antonio Gallo kishte mundur të investonte në Tiranë vetëm në një dyqan me rroba punëtorësh, madje edhe këtu kishte dalë me humbje.

Kaq i duhej kryeministrit për të shpërthyer me një gjuhë banale dhe ofendime ndaj gazetarëve dhe analistëve, të cilët sipas tij nuk lënë rast pa “ia bërë nënën” këtij vendi dhe se ata ishin “derra të kënaqur” apo "të paguar nga mafia", për të shkatërruar imazhin e Shqipërisë.

Fill pas kësaj, nisi ridikulizimi dhe minimizimi i historisë. Mediat pranë qeverisë, i konsideruan në kor italianët e përgjuar si “sharlatanë” “mitomanë” apo edhe “leckamanë”, të cilët ishin të një niveli aq të ulët sa nuk meritonin të krahasoheshin me Ndrangheta-n, përderisa nuk arritën të investonin më shumë se një dyqan me vegla pune në Tiranë.

https://lapsi.al/2021/01/26/pastrimi-i-parave-te-pista-ku-bllofon-kryeministri/

Në krye të korit, dirigjon Edi Rama që nisi nga gallata. “Më pyeti njëri kush i bën gjithë këto ndërtime? Mafia. Ndrangheta…” ishte batuta e kryeministrit gjatë një vizite në Vaqarr tek shtëpitë që po ndërtohen për të dëmtuarit nga tërmeti.

Por, përshkrimi që i bëhet Antonio Gallos, personazhit kryesor të hetimeve nga prokurori i Antimafias, Nikola Gratteri është krejt i ndryshëm.

Çfarë thotë prokurori i Antimafia-s për Antonio Gallon

Nikola Gratteri, prokuror i Antimafias në Katanxaro kur flet për operacionin “Profili i ulët” përdor një ton krejt tjetër nga ky që dëgjojmë në Shqipëri. Lexoni më poshtë si e përshkruan ai në një intervistë për La Republica vendimin për të ndërhyrë me arrestimet e dhjetëra të akuzuarve.

“Kjo çështje përfaqëson një hap tjetër përpara në evolucionin e Ndrangheta-s në marrëdhënien e saj me politikën” e cila ka arritur që “një organizatë kriminale të hyjë në sallonet e larta të shoqërisë falë sipërmarrësve, avokatëve apo noterëve. Ka pasur marrëdhënie direkte me administratën publike, e kultivuar kjo nga profesionistë që kanë dijeni të plotë se janë në marrëdhënie me ndërmjetës të kriminalitetit”.

Lidhjet e politikës me Ndrangheta-n thotë prokurori ishin parashikuar 20 vite më parë dhe po ndodhin tani.

“Është ajo që e kishim parashikuar 20 vite më parë: Ndrangheta, që vesh petkun e sipërmarrjes. Dhe troket në dyert e politikës. Dhe politika, të paktën një pjesë e rëndësishme e saj, i përgjigjet. Ia hap dyert: dhe gjendemi para Ndranghetë-s që qëllon më pak me armë, por korrupton më shumë. Ka gjithnjë e më shumë akte kriminale që kanë të bëjnë me fuqinë politike dhe gjithnjë e më shumë që kanë të bëjnë me fuqinë ekonomike. Ndrangheta dhe massoneria të devijuara kontrollojnë sektorë të brendshëm të shëndetësisë kalabreze"

https://lapsi.al/2021/01/25/pergjimet-italiane-tre-gafat-ne-mbrojte-te-propagandes-rilindase/

Kush mendon se këto të prokurorit janë fjalë të përgjithshme, duhet të kuptojë se Antonio Gallos iu gjetën disa qindra miliona euro pasuri, sipas vetë Nikola Gratterit. Paratë i kishte bërë përmes kontakteve me Ndranghetën, biznesin dhe politikën.

"Këtë mëngjes gjetën disa qindra miliona në “cash” dhe ende nuk kanë mbaruar së numëruari. Dhjetëra ora Roleks, makina luksi, apartamente, po flasim për qindra miliona euro dhe po flasim për një biznesmen normal, në dukje i vogël. Dhe kjo dëshira e tij për t’u rritur e ka sjellë deri në “Rexhio kalabrio” në një nga familjet e Ndrangheta” u shpreh Gratteri ditën e arrestimit.

https://lapsi.al/2021/01/24/pergjimet-kush-eshte-niku-dhe-cilat-jane-lidhjet-e-tij-me-kreret-e-rilindjes/

Kur dëgjon prokurorin e Antimafias, Nikola Gratteri të flasë për një njeri me pasuri disa qindra miliona euro dhe që përfaqëson një hap tjetër në evolucionin e mafias italiane, duket e habitshme se si i njëjti person, ridikulizohet si një dyqanxhi i rëndomtë në Tiranë. Në këtë situatë, është e qartë se në anën këtej të kufirit, Antonio Gallos, po ia ruajnë ende profilin e ulët. Dhe kjo do të vazhdojë për sa kohë "mrekullia" e drejtësisë së re, SPAK-u, nuk guxon të bëjë asnjë lëvizje.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI