Flash

10 vjet pas 21 Janarit/ Risitë që sajoi Rilindja në përvjetorin e vrasjeve

Lapsi.al 21 January 2021
10 vjet pas 21 Janarit/ Risitë që sajoi Rilindja në

Fjalimi që përsëritet çdo 21 Janar. Mallkimet për drejtësinë që nuk bëri drejtësi, qëndrimi në zi i ministrave, vështrimi i përhumbur i familjarëve të të vrarëve përballë kamerave, zbritja krah për krah nga kryeministria, karafilat e kuq… janë vetëm disa elementë të shfaqjes që Rama e organizon çdo përvjetor të 21 Janarit. Kur PS ishte në opozitë, kishte edhe lot deputetesh. Të veshur në të zeza, qanin njësoj si për të afërmit e tyre. Por koha bën të vetën. Emocionet bien, ndërsa ata që pranojnë të jenë pjesë e ceremonisë, rrallohen. Shfaqja rrezikon të duket bajate.

https://lapsi.al/2015/01/20/ana-veizi-nuk-besoj-me-te-rama-per-21-janarin/

Por ky është një vit zgjedhor. Për 21 Janarin duhej një impuls i ri për të mbajtur gjallë simbolikën dhe për ta zhmangur zhgënjimin nga mungesa e drejtësisë. Pikërisht për këtë, përvjetori ka pasur dy risi.

Elementi i parë i ri është shpallja Dëshmorë të atdheut, të katër të vrarëve. Në aktivitetin që organizoi në kryeministri, Rama iu dorëzoi familjarëve simbolin e Dëshmorit të Atdheut bashkë me urimin që kujtimi i të vrarëve të jetë i përjetshëm.

https://lapsi.al/2018/04/03/video-krahasimi-si-e-komenton-rama-sot-21-janarin/

Elementi i dytë i këtij përvjetori ka qenë një kërkesë e policisë për të rinisur edhe një herë hetimet për vrasjet. Në letrën që u publikua në të gjitha mediat janë listuar një seri kërkesash. Bie në sy ajo për ekzaminim të predhës së nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës në një shtet të BE-së, një veprim që është kryer më parë në Turqi. Po ashtu, kërkohet edhe marrja edhe një herë në pyetje e efektivëve të gardës.

https://lapsi.al/2015/01/27/zbulohet-mashtrimi-publik-i-rames-per-21-janarin/

Letra e policisë ngjan me një qokë të përvjetorit të 10 të ngjarjes. Për ta bërë këtë kërkesë për prokurorinë, policët kanë pritur deri sot pra në përvjetorin e 10, duke qenë në koordinim perfekt me inskenimin e qeverisë. Në anën tjetër, ata nuk kanë paraqitur asnjë provë të re. Është elementare që për rinisjen e hetimeve për një dosje, kërkohet një detaj i ri, një provë e re, që policia nuk e ofron në këtë rast. Gjithsesi, të dyja risitë në përvjetorët monotonë të 21 janarit, duket se e kanë sfumuar disi mosmbajtjen e premtimit për të bërë drejtësi. Në fjalimin që mbajti në kryeministri para vajzës së Ziver Veizit, para bashkëshortes së Aleks Nikës, para djalit të Faik Myrtajt dhe vëllait të Hekuran Dedës, kryeministri Rama u shpreh: "Nuk jemi në vitin 1945 dhe nuk mund t’i kërkohet as qeverisë as shumicës parlamentare as partisë ose partive në pushtet të fusin njerëz në burg edhe kur ata njerëz janë parë me armë në dorë duke vrarë njerëz sepse këtu ndahet pikërisht kufiri mes demokracisë dhe çdo forme tjetër të organizmit shoqëror dhe ekonomik".

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI