Flash

Sondazhi italian/ Opozita fituese, Rama ruan Tiranën, opozita revansh në Durrës

Lapsi.al 19 January 2021
Sondazhi italian/ Opozita fituese, Rama ruan Tiranën, opozita revansh

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot opozita e bashkuar do të fitonte në përballjen me socialistët në një diferencë prej 4%. Partia në pushtet, që do të garojë e vetme në zgjedhje, ka rënie në shkallë vendi në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 (PS  44%). Ndërsa  partitë e opozitës shkojnë së bashku në 48% (PD 35%, Lsi 11%, PDIU 2%) këto janë shifrat e nxjerra nga TV Ora dhe kompania italiane "Antonio Notto sondazh"  të cilët kanë një traditë me zgjedhjet dhe Exit Poll në vend.

Interesant është fakti, se ende sot rreth 30 % e të pyeturve rezultojnë të jenë ende të pavendosur. "Kjo është fotografia e parë dhe nuk do të thotë aspak që këto do të jenë edhe rezultatet përfundimtare të 25 prillit" tha në studion e Sonila Meços, Antonio Notto.

Sot janë shpallur gjithashtu edhe rezultatet e pritshme të të dy qarqeve kryesore në vend, të cilat përbëjnë surpriza për të dy blloqet politike.

Nga njëra anë, opozita mund të duket e zhgënjyer nga rezultatet e Tiranës, qendrës politike të vendit, ku Rilindja ruan pak a shumë rezultatet e katër viteve më parë, pavarësisht nga ato që kanë ndodhur.

Lexo më tej:

Rezultatet e sondazhit/ Kush fiton qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit

Nga ana tjetër, Durrësi duket se përbën një goditje të fortë për PS-në dhe një rikuperim të madh të PD-së e cila bashkë me LSI rezulton të jetë 7% avantazh.

Sondazhi/ Si del rezultati i zgjedhjeve në Durrës në 25 prill

Lidhur me shifrat e rezultatit të përgjithshëm (në foton e madhe) ku të dy kollonat djathtas dhe majtas nuk japin 100%, Antonio Notto i pyetur se përse në fund ato nuk bëjnë 100%, sqaroi se 100% del nga mesatarja e tyre. Pra nëse PS-ja shkon nga 42% deri në 46% rezultati i saj me i afërt është 44%. Vetëm duke mbledhur këto mesatare plotësohet 100%.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI