Flash

Kontradikta/ Më shumë të infektuar me covid, më pak pacientë në spitale

Lapsi.al 16 January 2021
Kontradikta/ Më shumë të infektuar me covid, më pak

Në spitalet covid bie në sy ulja e numrit të të shtruarve që kanë nëvojë për trajtim. Në pamje të parë, shifrat janë optimiste. Këtë të shtunë Ministria e Shëndetësisë raportoi për vetëm 296 pacientë. Numri është më i ulët se në fillim të dhjetorit, kur kapacitetet ishin në maksimum me mbi 500 të shtruar.

Por të dhënat janë kontradiktore nëse shohim rastet aktive me koronavirus. Kështu, në datën 1 dhjetor të shtruarit në spitale ishin 506 pacientë, kurse rastet aktive ishin 18 mijë e 800 persona të prekur me covid. Këtë të shtunë, 16 Janar, në spitalet covid janë 296 pacientë, kurse rastet aktive janë 25 mijë e 500 të infektuar.

Pra në dhjetor, ka pasur më pak të infektuar me covid dhe më shumë pacientë në spitale. Kurse në Janar, ndërsa numri i të infektuarve është rritur, pacientët në spitale janë më të paktë.

https://lapsi.al/2020/09/02/kreu-i-urgjences-kombetare-jep-lajmin-e-mire-pse-covid-e-ka-ulur-agresivitetin/

Një nga shpjegimet e epidemiologëve është se virusi nuk godet organizmin e njeriut me të njëjtën fuqi si në fillim të pandemisë. Rënia e agresivitetit të virusit është përmendur shpesh nga mjekët, si një opsion i lehtësimit të pandemisë, duke saktësuar se variantet e koronavirusit që qarkullojnë janë disa. Konstatimet e mjekëve shqiptarë nuk bazohen në studime shkencore, por nga eksperienca e përditshme me të sëmurët.

Por pavarësisht konstatimit të mjekëve, nuk mund të shmanget një fenomen tjetër, ai i të sëmurëve që marrin trajtim në shtëpi. Pavarësisht propagandë së shfrenuar për cilësinë e kushteve në spitalet covid, besueshmëria për gjendjen e spitaleve ka marrë disa goditje të forta nga një seri skandalesh.

https://lapsi.al/2020/11/22/pacientet-me-covid-ne-ambulanca-mjeku-jep-alarmin-te-shefqet-ndroqi-ska-me-vende/

Në muajt e parë të pandemisë, të afërmit e pacientëve qëndronin për ditë me radhë në oborrin e infektivit pa pasur asnjë informacion për gjendjen e familjarëve të tyre. Për vetë natyrën e sëmundjes, pacientët qëndronin të izoluar dhe shpesh përfundonin në fatalitet. Kjo ikje e njerëzve të afërt e shumëfishonte dhimbjen dhe në media u denoncua mungesa e informimit për familjarët e të sëmurëve.

https://lapsi.al/2020/11/11/manastirliu-flet-per-vetevrasjet-ne-spitalet-covid-e-kemi-te-integruar-sherbimin-psikologjik/

Disa ngjarje të rënda shtuan misterin dhe shqetësimin për atë që ndodhte brenda në spitalet covid. Disa pacientë u hodhën nga katet e larta të godinave duke kryer vetëvrasje dhe duke ngritur dyshime serioze për trajtimin dhe sigurinë e të shtruarve tek spitali Infektiv dhe tek Shefqet Ndroqi.

https://lapsi.al/2020/11/22/perplasja-mes-mjekeve-per-te-semuret-tek-sanatoriumi-si-qendron-e-verteta/

Ndërkohë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, në kulmin e pandemisë, vetë mjekët denoncuan mungesën e kapaciteteve, ndërsa mediat transmetuan pamjet e ambulancave që prisnin me orë në dyert e spitaleve, megjithëse kishin brenda pacientë në gjendje të rëndë. Numri i lartë i të shtruarve u pasua me clësinë e dobët në shërbime.

https://lapsi.al/2021/01/12/sms-te-reja-pagoi-8-milione-leke-sanitaren-e-spitalit-covid-por-nenes-nuk-i-dhane-as-buke/

Investigimi i emisionit Stop pak ditë më parë nxorri në pah, dëshmi të skenave çnjerëzore brenda në spitale. Pacientja e moshuar që komunikonte me vajzën e saj dhe për të cilën paguheshin qindra mijëra lekë çdo ditë për t’u mbajtur nën kujdes, tregonte se ishte lënë pa bukë dhe pa ujë nga infermierët, që keta të shmangnin mundimin për t'ia ndërruar rrobat. Pas këtij rasti, familjarë të tjerë kanë denoncuar në media se kanë dhënë ryshfet për kujdesin ndaj të afërmve të tyre.

Të gjitha këto, duket se kanë goditur rëndë besueshmërinë e institucioneve spitalore. Duke qenë se i druhen asaj që i pret në spitalet covid, shumë prej të infektuarve, zgjedhin të trajtohen në shtëpi pavarësisht gjendjes së tyre. Ky mund të jetë edhe shpjegimi më i saktë për kontradiktën e shifrave që vihet re në Shqipëri, kur nga shumë vende të botës, vijnë të dhëna për rekorde të reja të vdekshmërisë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI