Flash

"Rama Show" në Open/ Shihni me video si i përqesh dhe imiton kryeministri gazetarët

Lapsi.al 15 January 2021
"Rama Show" në Open/ Shihni me video si i përqesh dhe imiton

Që sa herë gjendet në vështirësi, Edi Rama fillon me sulme personale ndaj gazetarëve kjo nuk është një gjë e re. Ai këtë bëri edhe dje në "Open" teksa u përball me Agron Gjekmarkaj dhe Robert Rakipllari. Ai rrefuzoi totalisht ti përgjigjej këti të dytit lidhur me pyetjet për darkën e ministrave në Dubai, ndërsa u mundua ta ironizojë të parin duke e thirrur herë "padre" për besimin e tij katolik dhe herë "profesor" për profesionin e tij.

Lexo me tej:

S’ka fund gallata në rrjet me performancën e Ramës në “Opinion” (galeria e memeve)

Kjo mënyrë sjelljeje është e ngjashme me rastet e bullizmit, si ato kur e krahasoi Eni Vasilin si të dashurën e Eskobarit, apo misogjininë e treguar ndaj Ilva Tares kur i tha se je e painformuar ngaqë sapo ke lindur fëmijë.

Por të enjten në mbrëmje Edi Rama theu edhe nje rekord tjetër kur luajti rolin e kllounit imitues duke përqeshur fjalinë e Gjekmarkajt (video poshtë)  

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/IMG_2664.mp4"][/video]

Natyrisht ky nuk është rasti i vetëm. I ftuar në emisionin "Dritare" kur nuk i pëlqeu një pyetje e gazetares Rudina Xhunga, që nuk mund të shquhet si kritike ndaj tij, Rama ia ktheu: "mos ke marre gjë hashash". U desh që të ndërhyjë Erli Murati që ti kujtojë se askush prej tyre nuk është akuzuar për marrje dozash të forta që kryeministri të heshte (poshtë). 

[video width="854" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/Rama-Murati-.mp4"][/video]

Video-fakt/ Fytyrat e ndryshme që tregoi Rama në fyerjen ndaj gazetarëve

Jo më tepër xhentil ai u tregua edhe me gazetaren tjetër Fatjona Medini, duke e bullizuar, thirrur pusho, pusho dhe duke ironizuar se qeveria s do pyesi atë ku do ndërtojë. 

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/Rama-Opinion-1.mp4"][/video]

Më emblematike ka qenë ballafaqimi i tij me reporteren e kronikës së zezë Klodjana Lala. Shprehjet "ti nuk thithke", "punon vetëm dhënie", "qenke tapë topi" u ndalën vetëm kur Lala ia ktheu: "Shtati pyll e mendja fyell" (poshte).

Sherri në Opinion/ Të gjitha ofendimet e Ramës për gazetarët

[video width="480" height="268" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/Rama-Lala-1-1-1-1.mp4"][/video]

Shpesh herë kur publiku shikon këto debati, mbetet me një shije të keqe dhe i neveritur. Shikuesit shpesh fajsojnë të dyja palët për këtë lloj debati pa dhelb dhe pa bilanc nga i cili nuk kuptojnë asgjë. Por për të përcaktuar mëkatarin në këtë histori, shërben një fakt i thjeshtë.

Lubonja: Prapa Ramës që zihet me gazetarët, fshihet një narciz malinj i sëmurë

Të njëjtët gazetarë që kanë qenë pjestarë të këtij niveli denigrues me kryeministrin, nuk janë shfaqur të tillëpërballë politikanëve të tjerë. I vetmi personazh i pandryshueshëm i bullizmit, ironive dhe përqeshjeve mbetet vetëm një.

©Lapsi.al

  

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI