Kulisat/ Rama, ndërmjetës për pajtimin e Erdoganit me Micotaqis
Në fjalën e tij bënë përshtypje dy detaje. E para se Çavusoglu fliste në emër të një vendi sovran. Pra ai e bënte publik përpara se ta thoshte vetë Tirana ftesën që shteti shqiptar paska bërë për një takim bilateral. Ndërsa e dyta, ai shprehte dëshirën që Greqia të mos e rrefuzonte këtë duke lënë të kuptohet se palët nuk kishin rënë dakord për detajet përpara publikimit të lajmit. Pra obsionet për sa kohë kishte folur vetëm njëri krah ishin tre: Ose Athina dhe Ankaraja nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët, ose ato kanë vënë shtratin e kompromisit, por pala greke e ka të vështirë të të ketë si sfond Tiranën dhe prandaj po e përgatit butësisht opinionin e saj publik, ose në të kundërtën Erdogani po përdor Ramën si kasnec për të treguar se është i gatshëm të gjejë një zgjidhje duke e kaluar topin e përgjegjësisë tek Athina. Këtyre dilemave nuk i dha përgjigje as pala greke me reagimin që bëri ndaj deklaratave të Çavusoglusë. Me anë të zëdhënësit të ministrisë së jashtme Aleksandros Papaioanu ajo deklaroi se nuk ka marrë një ftesë zyrtare. Dhe më e rëndësishmja ndërsa ministri i jashtëm turk flet për ftesë nga pala shqiptare, Athina e injoron atë dhe përdor në deklarata termin “ftesë nga Turqia”.Zyrtare/ Ministria e Jashtme greke e mohon: S’kemi asnjë ftesë për takim nga pala turke
“Deri më tani Ministria e Jashtme e Greqisë nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Ministria e jashtme turke, në lidhje me caktimin e një date për raundin e 61-të të kontakteve kërkimore”, u shpreh zëdhënësi Papaioanu. Edhe për datën që ministri jashtëm turk pretendonte të qe në Tiranë brenda këtij muaji duket se ende nuk ka dakordësi. “Turqia nuk mund të vazhdojë të bëjnë burrin e mirë, dhe të gjejnë një datë për rinisjen e dialogut”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pas një konferencë që zhvillohej në Lisbonë. Lexo më tej: Pra është ende i paqartë roli që në këtë konflikt do të luajë Tirana dhe personalisht Edi rama të cilin mediat vendase e kanë përshkruar si njeriun që do të ketë sukses në negociatat ku dështuan Makron dhe Merkel. Ankaraja dhe Athina, të dyja anëtare të NATO-s, nuk janë në një mendje për sa i takon shtrirjes së shelfit të tyre kontinental në mesdhe dhe cështjeve të tjera detare. Të dyja vendet kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur Ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat rreth ishullit Kastelorizio që pretendohen edhe nga Greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke. ©Lapsi.al