Flash

Premtimi për “300 mijë vende të reja pune”/ Video që nxjerr bllof Ramën

Lapsi.al 19 January 2021
Premtimi për “300 mijë vende të reja pune”/ Video

Edi Rama ka këmbëngulur sot se është shumë pranë mbajtjes së premtimit, që në fakt duhet ta kishte realizuar për katër vite, atij për të hapur gjatë qeverisjes së tij 300 mijë vende pune. Gjatë një konference për shtyp për ekonominë, kryeministri pohoi se deri në fund të vitit 2019 janë hapur plot 226 mijë vende të reja pune. “Sipas shifrave të regjistrit të punës në Republikën e Shqipërisë në vitin 2013 kishte mbi 475 mijë të regjistruar, në fund të vitit 2019 mbi 698 mijë. Hapeni dhe shikojeni. Janë apo nuk janë 225 mijë”, u tha ai gazetarëve. Por sikurse shikohet edhe në videon poshtë, Rama bllofon se mes vendeve të reja të punës që ka hapur, ai llogarit edhe ato që janë formalizuar gjatë qeverisjes së tij (shiko këtu poshtë).

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/Rama-vendet-e-punes.mp4"][/video]

Por në fakt në 2013, kryeministri nuk kishte premtuar se do të formalizonte ekonominë, por se do të hapte plot 300 mijë vende të reja pune. Këtë debat ai e humbi edhe në një intervistë televizive përballë Ylli Rakipit tek “Të paekspozuarit”, në prag të fushatës elektorale 2017.

Lexo me tej:

Me ze dhe me figure/ Si e kapi mat Ylli Rakipi Ramen per vendet e punes

Edhe me afrimin e fushatës, ai po mundohet sërish të manipulojë ndërkohë që sipas llogarive të ekspertëve në 8 vite nuk ka hapur më shumë se sa 20 mijë vende pune. Këtë e ka shpjeguar shumë thjeshtë dhe qartë, në një video divulgative, eksperti i ekonomisë Pano Soko. Sipas tij në vitin 2013, kur Rilindja erdhi në pushtet, në tatime ishin të regjistruar 510 mijë të punësuar. Të gjithë e kujtojnë se qeveria e re nisi një aksion të madh formalizimi dhe regjistrimi biznesesh që nuk figuronin në listat e tatimeve. Falë tij, në tatime u regjistruan edhe 142 mije të punësuar. Më vonë pati edhe dy aksione të tjera për të cilat nuk u bënë publike kurrë shifrat zyrtare. Dhe në fund të vitin 2019 Shqipëria numëronte 673 mijë të punësuar.

Pra megjithëse kaluan dy mandate, rilindja nuk plotësoi dot as gjysmën e objektivit. Dhe këtë jo duke hapur vende të reja pune por duke formalizuar ato që ishin ekzistuese.

Prandaj Rama ndoshta ka të drejtë kur thotë se kërkon një mandat të tretë për të realizuar ato që premtoi e s'i mbajti dot gjatë dy të parëve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI