Video/ Çfarë tha Rama për vaksinën që nxiti ptotestën e Francës
“Une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot… Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne çdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve”, shkruhej në reagimin e kryeministrit.Andi Bushati:Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Rama në sulmin ndaj BE-së
Ambasada franceze pati reaguar në fundjavë me një notë të ashpër proteste ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në emisionin “Open” të së enjtes, ku shefi i qeverisë akuzoi Bashkimin Europian për egoizmin e treguar në mosdhënien e vaksinave për shtetet e ballkanit perendimor. [video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/rama-per-francen.mp4"][/video] “Nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, thuhej në letrën e protestës dërguar ministrisë sonë të Jashtme (lexo linkun poshtë) ku gjithashtu hidheshin poshtë edhe pretendimet e kryeministrit se qeveria franceze ka një sasi vaksinash që nuk i përdor dot, e megjithatë nuk ua jep vendeve që kanë nevojë.Ambasada e Franceze: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate
Por, interesante është të shihet se në ç’rrethana është dhënë kjo përgjigje. Ajo i është kthyer një ndjekësi të Ramës në Facebook, i cili është “shumë i revoltuar” me qëndrimin francez. Pra në këtë përpjekje fëminore, propaganda Rama do të japë idenë se një pjesë e shqiptarëve janë shumë të revoltuar me qëndrimet e qeverisë së Parisit, por se në Tiranë, për fat ekziston një kryeministër pro perendimor që i mban nën kontroll këta radikalë të mërzitur me shpërfilljen e BE-së: “Se sa aleate, mike dhe dashamirëse ndaj nesh eshte Franca, mjafton t’i hedhim një vështrim murit rrethues të kesaj ambasade në Tiranë. Të jep përshtypjen që kemi te bejme me Al Katrazin e jo nje ambasade dhe sikur jashte atyre mureve jetojnë egërsira e jo njerez. Ky eshte respekti francez ndaj nesh. Franca me bllokimet e saj te njepasnjeshme per negociatat papritur na doli nje mike dhe aleate e fyer. Shume mire ua bere qe ju a the ne emision”, shkruante në facebookun e Ramës fansi i pafajshëm të cilit idhulli i tij i ktheu përgjigje. ©Lapsi.al
Pergjigjja e plote e Ramës për Viggo Tirana
Une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot.
Perkundrazi, e kam cmuar dhe e cmoj pa lekundje Bashkimin Europian, per njemije e nje arsye, perfshire pa dyshim edhe ndihmen e paçmuar qe i jep Shqiperise tash 30 vjet. Une kam folur per nje ceshtje konkrete ne nje situate konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene!
Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s’kupton! Ndersa ankesa e ambasades franceze meqe une e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Frances (sic mund te sillja edhe shembuj te tjere) eshte pa lidhje me qendrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Frances, per te ilustruar idene se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza per mjeket te pakten, kur ato s’mund te perdoren te tera menjehere ne asnje vend te BE!
Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.
Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.
Por ty te them miqesisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesen e ambasades franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashe! Madje ne fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetem pa lidhje me ankesen konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!
Nje fjale e bukur popullore thote se miqesia e vertete nuk i ka te gjitha fjalet prej mjalti, keshtu qe as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse merzitet, se une jo e jo, cfare nuk degjoj po nuk merzitem.
Ditën e djeshme, Franca i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama për çështjen e vaksinimit. Rama tha në një deklaratë televizive se Franca e ka kthyer egoizmin në sistem dhe mban një stok vaksinash që nuk i duhen. Përmes ambasadës në Shqipëri, Franca shprehet se kjo deklaratë nuk është e vërtetë dhe se kryeministri nuk mund të sulmojë hapur një vend mik, sipas tyre. ©lapsi.al