Flash

"Peng i oligarkëve" /Rama përdor Topallin kundër Bashës. Ajo i përgjigjet

Lapsi.al 17 January 2021
"Peng i oligarkëve" /Rama përdor Topallin kundër

Kryeministri Rama ka vendosur të përdorë serish sot, përmes një videoje të publikuar në instagram, jozefina Topallin kundër kryetarit të PD-së Basha. Në një video të botuar në instagramin e tij, kreu i qeverisë, ka vënë përballë deklaratave të Bashës në emisionin "Opinion", ku ai nguroi të përmendë me emër oligarkët, kritikar e Jozefina Topalli, e cila shprehet se Basha është i njësuar me ta, jeton në vilat e tyre.

https://lapsi.al/2021/01/15/debati-ne-opinion-pyetjet-qe-basha-la-pa-pergjigje/

"U soll rreth gjysmë ore për teorinë e oligarkëve dhe nuk mundi të përmendë një oligark. Është 'fake'! Është tërësisht 'fake'!" thotë ajo kur në video dëgjohet Basha që i dredhon pyetjes në Opinion.(shihe ketu).

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Jozefina Topalli e cila i ka kthyer përgjigje Edi Ramës, ku përsëri shan më shumë kryeopozitarin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryetarja e "Lëvizja për Ndryshim" shkruan se nëse Rama po e përdor për hallet e veta.

 

"Vini re me kujdes! Ditën që Jozefina Topalli akuzon treshen për përgatitjen e Dushkut 2021, kryeministri zgjedh të zgjedhë për instagramin e vet veç sekuenca të asaj që ka thënë Jozefina Topalli për Lulzim Bashën.

Unë këto ditë  argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kësaj radhë opozitar)  që synon manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet deformimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpërmjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ. Unë thashë sic kam thënë gjithmonë që ATA TË TRE JANE BASHKË" shkruan Topalli që .

e konsideron Bashën si rrezikun më të madh për demokratët.

Natyrisht duke parë videon e publikuar nga kryeministri nuk ka dyshim se ai ëshë orvatur ta përdorë Topallin për qëllimet e tij.

Por pyetja shtrohet a është vetëofruar zonja e hekurt për tu përdorur?

Prej vitesh, por sidomos tani së fundi, po ta përkthesh realitetin politik sipas pasqyrimit të saj, duket sikur e keqja më e madhe është shefi i opozitës. Kritika më e madhe që ajo i ka bërë prej kohësh Ramës, ështe se ai është njësoj me Bashën.

Pra, Topalli i ka të drejta pjesën më të madhe të atyre që thotë për Bashën, por problemi është se shigjetimet e saj nuk janë as proporcionale dhe as simetrike, për të gjithë njësoj.

Prandaj në një mori rastesh (njësoj si ky i videos), më shumë sesa e përdorur nga Rama, ajo duket si e vetëofruar për përdorim, qoftë edhe ne mënyrë të pavullnetshme.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI