Flash

Gjashtë njerëzit e ngushtë me të cilët do qeverisë Biden

Lapsi.al 21 January 2021
Gjashtë njerëzit e ngushtë me të cilët do qeverisë

Presidenti i porsa zgjedhur Joe Biden ka caktuar tashmë njerzit e tij të afërt me të cilët do të drejtojë për katër vite SHBA-në. Revista franceze "L'obs" ka bërë një skicim të shkurtër të tyre, postet që do të mbajnë dhe reformat që do të ndërmarrin. Ata janë sipas radhës nga e majta në të djathtë në foto ...

1 ANTHONY BLINKEN, sekretar shteti

Ky frankofon dhe frankofili ka qenë për dekada pranë Biden, si njeriu njeriu që gëzonte besim absolut në politikën e jashtme. Detyra e tij është e madhe: rikthimi i Amerikës në gjirin e komunitetit ndërkombëtar, kthimi i besimit tek aleatët, përballimi i Kinës.

2 LLOJD AUSTIN Sekretari i Mbrojtjes

Kurrë nuk do të jetë pak theksimi i simbolikës që paraqet nominimi i të këtij ish-gjenerali dhe nuk ka dyshim që disa oficerë do ta ketë të vështirë të pranojë

që ndodhen nën autoritetin e një njeriu me ngjyrë.Por, përpos thyerjeve të tabuve me emërimin e një jo të bardhi në këtë post, në të majtë, disa do ta shohin

me një sy të keq faktin se përsëri ky portofol nuk iu besua një civili, por sërish një ushtaraku.

3 JANET JELLEN Sekretarja e Thesarit

E pamundur të mos mbivlerësohet fuqia e ish Presidentes të Rezervës Federale, gruas së parë që emërohet në postin e Sekretares së i Thesarit. Ajo

do të jetë prezent në të gjitha frontet: ringjallja e ekonomisë, kontrolli i ëall Street Rruga, përforcimi i luftës anti trust dhe marrëdhëniet tregtare me Kinën ...

4 KAMALA HARRIS, zv/presidente

Ajo do të jetë shpesh e pranishme në Senat, ku falë votë së saj mund të ndryshojë balanca në favor të demokratëve apo republikanëve. (Senati është

e ndarë në 50-50). Përveç kësaj, ajo do të luajë një rol qendror krahas Biden, "Do të jetë reth tryezës kudo dhe për gjithçka" sikurse thotë zëdhënësja e saj.

5 FALAS GARLAND, (Prokuror i Përgjithshëm,Ministër i Drejtësisë)

Ky gjyqtar pak i njohur prej publikut të gjerë do të jetë pika e fortë për të zvogëluar hendekun e ndarjes racore, një përparësi e lartë e kësaj administrate.

Forcimi i të drejtave civile, reforma e drejtësisë dhe policisë janë misione thelbësore ... dhe shumë delikate.

6 XAVIER BECERRA, Sekretari i Shëndetësisë

Përfaqësues me ndikim në komunitetin e latino amerikanëve, ky ish ministër i Drejtësisë në Kaliforni do të luajë një rol vendimtar në sfidën e parë të Joe Biden:

mposhtjen e pandemisë. Mbështetës i Sigurimit shëndetsor për të gjithë, ai do të jetë gjithashtu njeriu kryesor i reformës së sistemit shëndetësor.

Burimi Nouvel Observateur/pergatiti Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI