Basha plas bombën: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të fshehtë
Ne dëshmuan me çertifikata reale mortore, se si njerëz të infektuar që patën dalë të vdekur nga spitalet Covid, nuk raportoheshin në statsistika si viktima të pandemisë.
Lapsi.al i disponon ende disa kartela mortore ku emrat e pacientëve që kanë humbur jetën janë “zhdukur” nga listat zyrtare. Psh në kartelën e një pacienteje të vdekur tek Shefqet Ndroqi, që për arsye etike nuk po ia përmendim emrin, e cila renditet mes 270 viktimave (127 ka raportuar qeveria) që ka ndërruar jetë në gusht të këtij viti, shkaku i vdejkes nuk jepet Covidi por “Arrest kardio- respirator”.
Fshehja e vdekjeve nga Covid 19/ Ja cilat janë provat nga morgu
Mënjëherë kjo gjë nxiti një fortunë nga ana e qeverisë. “Se kujt do i hynte në punë, se kush do përfitonte nga kjo, këtë mund ta thotë vetëm i imagjinata e atyre që arrin të përdorin edhe të vdekurit dhe vdekjen si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet, nuk ka asgjë për të diskutuar, është e turpshme” tha kryeministri Rama pas shpërthimit të këtij skandali. Edhe shefja e infektivit, Najada Çomo argumentoi kështu: ” Çdo pacient që ndërron jetë, përcillet për në morg së bashku me kartelën shoqëruese. Kartela bashkëshoqëruese përmban dhe arsyen e vdekjes së qytetarit, firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit nga mjeku që ka konstatuar vdekjen e personit… Kartelën bashkëshoqëruese të të ndjerit nuk e zëvendësojnë dhe as nuk e ndryshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje vetë humanizmin e autorëve të tyre në një kohë kaq të vështirë për njerëzit. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të parafytyrohej dhe akuzohej si i përfshirë në një monstruozitet me përmasat e deklaruara”. Andi Bushati:Kush po i përbalt bluzat e bardha? Por, tani në mbështetje të këtij debati hyjnë edhe statistikat zyrtare të publikuara nga revista Monitor të cilat dëshmojnë për vdekshëmrinë e lartë të vitit 2020, pikërisht nga pandemia e Covid 19. Natyrisht, ndoshta jo të gjithë të vdekurit shtesë të vitit që shkoi janë si pasojë direkete e pandemisë. Pra sot vdekjet reale nuk janë gjashtë fish më shumë sesa ato që pretendohet në statistikat zyrtare (6 mijë). Mes tyre ka nga ata që për shkak të pandemisë i kanë lënë pas dore hallet e tjera shëndetësore dhe frika i ka bërë të shmangin kontrollet rutinore tek mjeku që mund të kenë rrëzuar fatale. Por si do qoftë kurba e shpërthyer e rritjes së vdekshmërisë është dëshmi e qartë se për shkaqe propagandistike qeveria ka vendosur të raportojë shumë më pak viktima sesa ka realisht. ©Lapsi.al