Flash

I dërguari i BE për dialogun për Le Monde: "Shkëmbimi i territoreve një ide e rrezikshme"

Lapsi.al 27 January 2021
I dërguari i BE për dialogun për Le Monde: "Shkëmbimi i

Besueshmëria edhe siguria e Europës do të varet edhe nga mënyra se si do të menaxhojë dialogon mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu e ka prezantuar intervistën e saj me të dërguarin Special të BE-së për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajcak, gazeta franceze le Monde. Në numrin e kësaj të mërkure në mesditë, të titulluar: "Shkëmbimi i territoreve një ide e rrezsikshme", Lajçak është përgjigjur për atë që pritet të ndryshojë me marrjen e pushtetit nga administranta Trump. ka fshikulluar axhendën personale të Rik Grenell, dhe ka shpjeguar se si ka ndryshuar formula e dialogut nga Brukseli.

Lapsi.al ka përkthyer pjesët më pikante të kësaj interviste...

I pyetur se a e kundërshtonte BE idenë e prezantuar në 2018 nga presidentët e dy vendeve që parashikonte një zgjidhje me shkëmbim teritoresh, Lajçak ka thënë: "Shkëmbimi i territoreve do të ishte një ide shumë e rrezikshme, e cila nuk u mendua mirë. Reagimi ishte shumë negativ në mbarë rajonin. Ajo ngjalli frikëse kjo zonë mund të destabilizohej dhe të shkaktonte një zinxhir ngjarjesh që rezikonin të dilnin jashtë kontrollit. Pastaj, BE ka investuar një sasi të madhe parash, burimesh njerëzore, energjie politike në "evropianizimin" e vendeve të Ballkanit, për t'i sjellë ata përsëri në gjirin e familje evropiane. Kjo supozon ndërtimin e shoqërie demokratike multietnike. Vizatimi i kufijve përgjatë vijave etnike do të ishte në kundërshtim me këtë ideal. Ai do të përbënte një dështim pasi do të përkthehej si braktisje e zbatimit të të njëjtave vlera edhe në këto vende".

Le Monde publikon planin. Kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Në intervistën e të dërguariit Special të BE-së për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës komentohen edhe ndryshimet pas zgjedhjeve në SHBA: "Indikacionet e para me Biden janë emrat e shpallur në ekipin e tij. Këta udhëheqës kanë një histori, një kujtim. Ata mbajnë mbi shpinë një përgjegjësi historike, për shkak të investimeve politike dhe njerëzore të vendit të tyre në këtë rajon. Unë jam duke menduar në veçanti për Antony Blinken [Sekretarin e Shtetit], Victoria Nuland [Nën Sekretarin e Shtetit për Çështjet Politike]. Ne kemi punuar me ta në të kaluarën, ne i dimë mendimet e tyre. Më e rëndësishmja për mua është konfirmimi, edhe një herë, se uniteti SHBA-Evropë është një faktor vendimtar i suksesit në Ballkan. Ne jemi komplementarë. Gjatë vitit të kaluar, ka pasur konfuzion rreth procesit të nisur nga Uashingtoni, i cili u ndërrmor kryesisht një person [Richard Grenell, i dërguari special i Donald Trump], jo nga administrata amerikane si e tillë. Mendimi i Departamentit të Shtetit ka qenë gjithmonë mbështetja e pozicionit të BE-së në rolin udhëheqës. Bashkëbiseduesit e mi rajonalë më thanë se ata nuk dëshironin të zgjidhnin midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës".

Ekskluzive Le Monde/ Dhëndrri i Trump, Kushner, mund të qëndrojë pas idesë të ndarjes së Kosovës

Miroslav Lajçak ka shpjeguar edhe si ka ndryshuar në bruksel koncepti për dialogun shqiptaro serb në raport me të kaluarën: "Po, ne kemi rifilluar dialogun pas një pezullimi prej njëzet muajsh. Më shumë se kaq, ne kemi ripërcaktuar procesin. Ne ramë dakord me Prishtinën dhe Beogradin që ne nuk do të angazhoheshin në një seri negociatash teknike, por në favor të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe detyruese. Pasi problemi nuk duhet lënë tek çështjet anësore, siç kishte qenë rasti në të kaluarën, siç janë pretendimet e ndërsjella financiare ose konfliktet e pronësisë. Shumë tema ishin diskutuar, por diskutimet nuk konkluduan kurrë . Të dyja palët tani e dinë saktësisht se çfarë do të negociojmë. Ne tashmë kemi mbyllur problemet mbi personat e zhdukur, personat e zhvendosur ose për bashkëpunimin ekonomik. Por asgjë nuk konsiderohet e zgjidhur, derisa gjithçka të zgjidhet".

I dërguari special ka dhënë përgjigje edhe për pyetjen që rëndom bëjën perendimorët: në fund çdo të fitojë Beogradi. Dhe ai i është kthyer formulën tradicionale, anatarësimit në BE. "BE është shumë e qartë në premtimet e saj të integrimit, me kusht plotësimin e kritereve dhe kryerjen e reformave të nevojshme. Kosova dhe Serbia e dinë se normalizimi është një parakusht. BE është një entitet shumë i fortë. Ne jemi si një cisternë, që nuk kthehet lehtë. Zgjerimi është një politikë zyrtare e BE, në bazë të angazhimeve të samitit të Selanikut [në 2003], ka shtuar ai.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI