Flash

Manipulimi me vaksinat/ Premtimet boshe të Ramës si fushatë për 25 Prillin

Lapsi.al 2 March 2021
Manipulimi me vaksinat/ Premtimet boshe të Ramës si fushatë

Këtë të hënë kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u përfshinë në një situatë qesharake që dëshmon se gjetja e vaksinave është një proces i marrë peng nga Edi Rama, në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sot ishte njoftuar mbërritja e më shumë se 15 mijë dozave në aeroportin Nënë Tereza nga kompania Pfizer. Ogerta Manastirliu e përsëriti vetë në parlament, se vaksinat do të vinin sot. Por duket se pati një problem. Edi Rama udhëtoi këtë të hënë drejt Brukselit, i thirrur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Siç duket, angazhimi i kryeministrit jashtë vendit e bënte të pamundur praninë në ceremoninë e mbërritjes së vaksinave në aeroportin Nënë Tereza.

Gjatë pasdites, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinat nuk do të vinin sot, por të martën . Në njoftimin zyrtar thuhej se: “Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”.

Por rreth orës 21:30, Edi Rama ishte në Rinas. Sapo ishte kthyer nga Brukseli. Erdhi Rama, erdhën edhe vaksinat. ERTV ndezi sinjalin e ceremonisë live. Rama doli personalisht para kamerave dhe njoftoi mbërritjen e vaksinave, ndërsa premtoi mijëra të tjera në Prill.

Mohimi i vaksinave, nëse Rama nuk do kishte qenë i pranishëm fizikisht, është një vendim që bën sens si pjesë e një përpjekjeje për ta personalizuar procesin e kërkim-sigurimit të vaksinave duke e shndërruar në një mision ekskluziv të Edi Ramës.

Kjo e vaksinave është shndërruar tashmë në një fushatë paralele me atë të PS-së për 25 Prillin. Sllogani “Shqipëria buzëqesh” dhe posterat që kanë veshur ambjentet e brendshme nëpër stadiume janë elementë të propagandës, që ka në epiqendër vetëm një njeri, Edi Ramën.

Personalizimi i procesit nisi me vizitën e tij në New York, ku Rama shkoi të takojë vetë drejtuesit e Pfizer, për t’i bindur t'i shisnin sa më parë vaksinat për Shqipërinë.

Edhe 975 dozat e para të vaksinave që u futën në Shqipëri, Rama tha se i kishte gjetur nga “një vend mik” emrin e të cilit nuk e tregoi. Ndërsa fliste me gazetarët, u shpreh se një nga arsyet se pse kishin ardhur këto vaksina ishte se “keni kryeministër Edi Ramën”.

Duke u përpjekur t'i kthejë në sukses përpjekjet e tij përtej kapaciteteve si kryeministër i një vendi të vogël, premtimet janë kthyer në gënjeshtra brenda pak javësh.

https://lapsi.al/2021/02/20/zbulohet-genjeshtra-me-ze-e-me-figure-rama-kapet-gafil-cdo-jave-premton-se-do-na-vijne-40-mije-doza-vaksine/

Në datën 1 janar, në një konferencë për mediat, tha se produkt i vizitës së tij në Neë York ishte një kontratë që i siguronte Shqiërisë 500 mijë doza nga Pfizer. Kur kontrata u zbulua nga mediat, doli në pah se dërgesa për 500 mijë dozash ishte e shtrirë në kohë përgjatë një viti dhe vaksinimi masiv mund të niste vetëm në vjeshtë.

Po gjatë kësaj konference Rama premtoi “10 750 doza të kësaj kontrate (me Pfizer) do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit, 30 250 doza të tjera do të vijnë në shkurt e tjerat me radhë, muaji pas muaji.”

Java e tretë e Janarit erdhi shpejt dhe premtimi për mbërritjen e 10 mijë dozave rezultoi një fiasko. Për mosmbajtjen e premtimit, fajësoi kompaninë Pfizer, por ndërkohë foli për një marrëveshje tjetër me Astra Zeneca.

“Ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer duhet të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmim të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë. Do të vazhdojmë me faza. Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me Astrazencën, po vazhdojmë kontaktet me disa vende. Janë 3 shtete që vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë. Për momentin mund ta them pa optimizëm të ekzagjeruar se skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh, nuk ka rënë akoma.”

https://lapsi.al/2021/01/27/farsa-me-vaksinat-shqiperia-ende-buzeqesh-me-975-dozat-pas-darkes-te-nusreti/

Në vend të 10 mijë dozave që kishte premtuar në javën e tretë të janarit, erdhën 1170 doza. Në datën 2 shkurt, kur shkoi për të pritur kutinë frigoriferike në Rinas, kryeministri bëri një tjetër premtim. Kësaj radhe për 40 mijë doza të tjera brenda muajit shkurt.

“Në mesin e shkurtit mbërrijnë 10 mijë e kusur dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit vijnë 30 mijë e kusur doza të tjera, sipas angazhimit të darkës së vonë mbrëmë. Ne jemi gati të vaksinojmë të gjithë mjekët dhe infermierët dhe të fillojmë me ato që janë në moshën më të thyer, që janë kategoria A e qytetarëve për fillimin e vaksinimit” tha Rama.

Premtimi rezultoi sërish i pavërtetë. 40 mijë dozat e premtuara nuk erdhën në muajin shkurt. Në vend të tyre erdhën rreth 15 mijë doza.

Por pavarësisht dozave të pakta që arrinte të siguronte, premtimet vazhdonin të ishin bombastike. Në datën 22 shkurt, nga Rinasi ku shkoi të priste frigoriferin e vogël me rreth 8 mijë doza premtoi 360 mijë të tjera.

“Vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të vaksinës Astra Zeneca. Jemi në komunikim intensiv me dy shtete të tjera me synimin që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë që të mos kemi në asnjë moment ndalim, të rrisim tempin pozitivisht me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda pak muajve” u shpreh Rama.

https://lapsi.al/2021/02/02/armand-shkullaku-nje-vaksine-per-te-shpetuar-ramen-nga-vetvetja/

Sot, në Rinas, mbërritja e rreth 15 mijë dozave nuk e ndali hovin e premtimeve. Ndërsa fliste në kamerën e ERTV, Rama tha se në Prill do të vinin edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer. Në Prill janë edhe zgjedhjet, fatin e të cilave, Rama duket se po e lidh çdo ditë e më shumë me sasitë e vaksinave që po sjell në Rinas. Në të gjitha rastet, dozat e premtuara janë më shumë se ato të siguruara.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI