Flash

Deklarata/ Si u tall Rama me apelin e Yuri Kim (video)

Lapsi.al 1 February 2021
Deklarata/ Si u tall Rama me apelin e Yuri Kim (video)

Sa herë vijnë zgjedhjet Edi Rama gjen nga ndonjë alibi të re për futjen e të fortëve apo të inkriminuarve në listat e PS. Këtë ka bërë edhe këtë mëngjes para gazetarëve, duke deklaruar se partitë politike nuk janë dhoma torturash që do duhet ti nxjerrin të inkriminuarve sekretet e mëkateve që mbajnë fshehur (video poshtë). 

[video width="720" height="406" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/Rama-gati-.mp4"][/video]

Kryministri e dha këtë përgjigje ndaj një pyetje të gaetares Ambrozia Meta e cila i kërkoi të komentonte deklaratat e ambasadores Yuri Kim kundër futjes të të inkriminuarve në listat e partive.

Prej disa ditësh diplomatja amerikane i ka shtuar apelet në këtë drejtim. ‘Paralajmërimi që bëra (22 Korrik 2020) që kryetarët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre, mbetet i vlefshëm’,

Në verën që shkoi Yuri Kim pati deklaruar: “Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin’

Rama bën të pa diturin dhe kjo e ka një arsye. Ai bishtnoi sot duke u përgjigjur: ‘Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetë-deklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. S`kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka’

Por çfarë fshihet pas këtij qëndrimi?

(VIDEO) Si e mbronte Rama-Kajmakun para shkarkimit sot si kryebashkiak për lidhjet me krimin

Për të kuptuar këtë është mirë të shikohet si ai është sjellë në të shkuarën, kur në fillim i ka mbrojtur deputetët e tij me rekorde kriminale dhe pasi dokumentat për ta kanë dalë ditën për diell, ai është justifikuar me shprehjen “ne nuk e denim”.

Andi Bushati: Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Po edhe sikur ti besojmë për një çast asaj që hotë kryeministri se ai nuk i ka ditur dosjet e errëta të të përzgjedhurve të vet, ka një pyetje: Përse i veshi me kostum rilindasi shefi i tyre Mark Frokun, Prengën, Ndokën, Elvis Roshin, Kajmakun, Valdrin Pjetrin? A mos ishin gjë shkenctarë profesorë, mjekë, mësues apo intelektualë (poshte video ku thote mezi pret qe ligji i dekriminalizimit ta nxjerre Elvis Roshin te paster).

[video width="1678" height="862" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/3slider.mp4"][/video]

Jo ata ishin aty për të vetmen vlerë që kishin për lidhjet e shkuara me botën e krimit që favorizon kërcënimin e zgjedhjeve dhe blerjen e votës. Pra meritat e tyre diheshin shumë mirë nga kreu i PS-së.

(VIDEO) Gënjeshtrat e Ramës sa herë i kapen njerëzit me histori kriminale

Por, duke përsëritur sërish qëndrimin se partitë s.kanë përgjegjësi në kandidimin e këtyre personave dhe se kjo është një marëdhënie e tyre me ligjin, shefi i qeverisë mori pozicionin se ai nuk do heqë dorë nga preferencat e mëparshme për kandidatët. Ai thjeshtë u tall me Yuri Kim dhe bëri sikur nuk e kupton apelin e ambasadores. Mesazhi për të qe i qartë, mos na shit broçkulla moralizuese, ne kemi ligjin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI