Ditën e shtunë treguesit e pandëmisë kapën një tjetër rekord në lidhje me numrin e personave të infektuar me covid-19. Shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vendin tonë arriti në 901 persona të rinj të prekur me covid brenda 24 orësh. Përhapja e virusit në një nivel të tillë, nuk është surprizë. Përgjatë janarit, numri i të infektuarve ka ardhur në rritje dhe ekspertët e shpjegojnë këtë me shkujdesjen e qytetarëve gjatë festave. Edhe sot, në një intervistë për Tv Klan, specialisti i ISHP-së, Artan Simaku tha se trendi rritës në janar i dedikohet sjelljes gjatë festave të fundvitit.
"Kjo rritje ishte paralajmëruar në muajin Dhjetor, që për arsye të festave të cilat kanë një periudhë prej 10 ditësh, zgjatën prej 10 ditësh, ishte parashikuar rritja e rasteve në muajin Janar. Aktualisht ka një rritje të incidencës 2-javore me 2 javët paraardhëse, por situata është e qëndrueshme. Pra, është një rritje e lehtë, rritje e qëndrueshme pavarësisht këtyre luhatjeve ditore" u shpreh mjeku.
Por ndryshe nga nëntori apo dhjetori i vitit 2020 kur shifrat e përhapjes së virusit qenë të larta, kësaj radhe transmetueshmëria po shfaq një veçori tjetër. Janë disa mijëra të rinj që po preken nga virusi dhe ndryshe nga viti i kaluar, ata po shfaqin shenja të rënduara klinike, pasi virusi tashmë po shfaqet agresiv edhe tek moshat e reja.
https://lapsi.al/2021/01/25/varianti-i-ri-i-koronavirusit-po-perhapet-ne-te-gjithe-boten-ja-cilat-jane-simptomat/
Dyshimet janë se në qarkullim është varianti i ri i britanik, por mungesa e një përgjigjeje përfundimtare nga laboratorët e specializuar i detyron epidemiologët të mos shprehen me siguri. Pak kohë më parë, u njoftua se 3 mijë mostra të koronavirusit të gjetura tek moshat e reja po analizohen nga Instituti i Shëndetit Publik, por ende nuk ka asnjë përgjigje. Gjithsesi, shtimi i rasteve në moshat nga 15-24 vjeç mbetet shqetësues dhe tregon se virusi është më agresiv se në muajt e shkuar.
Në Maqedoninë e Veriut tashmë është evidentuar rasti i parë me mutacionin britanik të koronavirusit. Bëhej fjalë për një pacient që shenjat e sëmundjes i kishte ndjerë që në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, megjithëse nuk kishte udhëtuar jashtë vendit.
https://lapsi.al/2021/01/27/obsh-varianti-britanik-i-koronavirusit-eshte-perhapur-ne-70-vende/
Britania e Madhe u izolua nga Europa për shkak të variantit të ri të covid, të cilin autoritetet e përshkruajnë 70% më infektues se format e njohura deri tani. Në të gjitha shtetet europiane janë zbuluar raste të virusit britanik dhe është konstatuar shtim i të prekurve.©Lapsi.al