Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Mesazhet në kod nga Italia/ Arben Kraja nën presion për dosjen e Ndrangheta-s

Lapsi.al 4 February 2021
Mesazhet në kod nga Italia/ Arben Kraja nën presion për dosjen e

Paraliza që i ra SPAK-ut pas publikimit të përgjimeve të Antimafia-s italiane, nuk po i shkon për shtat palës italiane. Duke mos rënë dakort me filozofinë se “çudia më e madhe, tre ditë zgjat”, ambasadori italian Fabrizio Bucci ka prishur për të dytën herë qetësinë për nisjen e hetimeve mbi pastrimin e parave të Ndrangheta-s, duke lëshuar në publik mesazhe që shkojnë përtej diplomacisë dhe që i drejtohen kreut të SPAK, Arben Krajës.

Herën e parë që foli, ambasadori italian e justifikoi kërkesën për hetime me qëllimin për të ndarë “faktet nga fjalët”, por ia shprehu hapur "mbështetjen maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh".

https://lapsi.al/2021/01/24/andi-bushati-mos-degjoni-pergjimet-besoni-sondazhet/

Këtë herë të dytë, ishte më i drejtpërdrejtë madje me tone paralajmëruese. Në një intervistë në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare, Bucci fillimisht e përshkroi prokurorin e Antimafia-s në Katanzaro, Nikola Gratterin si një “prokuror të rëndësishëm”, “serioz” dhe “shumë të aftë”. Ai kërkoi hetime nga SPAK pavarësisht emrave të përfshirë në dosje, kur tha se “korrupsioni duhet luftuar pavarësisht se nga vjen dhe cilido që mund të jetë i përfshirë”.

https://lapsi.al/2021/01/25/pergjimet-e-ndrangheta-s-arben-kraja-hesht-ne-emer-te-spak-flet-taulant-balla/

Bucci kujtoi angazhimet e Kreut të SPAK, Arben Kraja në marrëveshjet e nënshkruara me prokurorin kombëtar të Antimafias Federico Cafiero De Raho, madje paralajmëroi se “së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme”, ndërsa zbuloi se ka përgjime të tjera.

“Janë bërë publike disa përgjime, por jo të gjitha. A do të ketë të tjera? Kjo do t’u takojë dy prokurorëve, sepse e marr me mend, që do të ketë një vazhdimësi të hetimeve këtu dhe kjo është arsyeja për të cilën dy prokuroritë janë duke bashkëpunuar” – tha ambasadori italian, duke folur me një gjuhë të koduar përmes hamendësimeve.

Realisht, kreu i SPAK, Arben Kraja ka hezituar të vërë në lëvizje Strukturën e Posaçme Antikorrupsion për veprimtarinë e Ndrangheta-s në Shqipëri. Menjëherë pas publikimit të përgjimeve, burime nga SPAK u thanë gazetarëve se prokurorët do të viheshin në komunikim me prokurorët italianë. Dhe vetëm kaq.

https://lapsi.al/2021/01/23/pergjimet-e-seksereve-te-ndrangheta-s-si-te-ngrene-kulla-dhe-te-blejne-politikane-ne-tirane/

Mënyra si vepruan prokurorët e SPAK, në rastin e përgjimeve të Ndrangheta-s u krahasua menjëherë me mënyrën se si vepruan paraardhësit e tyre të Krimeve të Rënda në rastin e hetimeve të ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sapo dolën përgjimet për Tahirin, prokurorët e Krimeve të Rënda regjistruan një procedim penal dhe nisën letër-porositë në Itali dhe në Greqi për t’u informuar zyrtarisht mbi udhëtimet e Saimir Tahirit jashtë vendit. Ata kërkuan edhe dosjen nga Italia për ta përfshirë në hetimet për trafik ndërkombëtar të drogës.

Ndryshe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, SPAK ka vendosur që thjesht të komunikojë me prokurorët e Antimafia-s. Në këtë situatë, ambasadorit i mbetet vetëm ta marrë me mend vazhdimësinë e hetimeve në vendin tonë.

https://lapsi.al/2021/01/27/emri-antonio-gallo-si-po-ia-ruajne-profilin-e-ulet-kontaktit-te-ndrangheta-s-ne-tirane/

Ndryshe nga sa flet ambasadori italian, mbi kreun e SPAK ka një presion tjetër që vjen nga qeveria. Në përgjimet e Antimafias përmendet ryshfeti për 20% i lejeve të ndërtimit në Tiranë dhe sekserit të Ndrangheta-s i ofrohet mundësi investimi në kulla në qendër të kryeqytetit. Për këto, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka quajtur "çudira" dhe "shpikje" që dalin para zgjedhjeve.

Akoma më kategorik ka qenë kryeministri Edi Rama. Sipas tij, kjo çështje e ka marrë përgjigjen nga vetë Antimafia, që në konkluzionet e hetimit doli në përfundimin se sekserët e Ndrangheta-s nuk shkuan më tej se ngritja e një dyqani në Tiranë.

"Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata të mehjaneve televizive dhe ditëve të gjatë të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp, që i mëshiron më së miri ata të cilët i ushqejnë këto lloj qasjesh. Janë të njëjtët dhe që priren t'iu 'bëjnë nënën këtij vendit'. Kjo është një marrëzi e pashoqe. Flasin ca italianë, përmendin disa njerëz, imagjinojnë investime. Nuk ka asnjë fakt. lidhje, provë. Dhe këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. Dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Merreni të gjitha ato mijëra faqe dhe pijini lëngun. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t'iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie. Ç'të të them: që nuk i njoh këto njerëz dhe s'kam takuar asnjë? Është e kotë. Të të them që nuk funksionon kështu me mua, është gjithashtu e kotë. Është një mënyrë më e ulët se s'ka për të kërkuar avantazhe duke 'ia bërë nënën këtij vendi' përsëri, si gjithmonë. Në vend të informacionit bëhet dizinformacion", u shpreh Rama duke dalë kundër hetimit të çështjes.

https://lapsi.al/2021/01/31/zbulohet-dokumenti-antonio-gallo-perfitoi-fonde-publike-ne-tirane/

Qartazi, pozicioni i kryeministrit Rama bie ndesh me atë të ambasadorit italian Fabrizio Bucci, i cili gjatë intervistës për Euronews Albania ka lënë të kuptohet se dosja ka ende materiale për veprimtarinë e Ndrangheta-s në Tiranë.

Për herë të parë, në provë është kredibiliteti i SPAK përballë atyre që e krijuan dhe e mbështetën si strukturën më përfaqësuese të drejtësisë së re. Qeveria në njërën anë dhe ndërkombëtarët në anën tjetër. Mbetet për t'u parë se kujt do t'i binden prokurorët e drejtësisë së re.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI