Flash

Gafa e Ballës me Llaten/ Nxjerrin fotot e takimit elektoral pa maska, ditën që i çuan policinë Monika Kryemadhit

Lapsi.al 10 February 2021
Gafa e Ballës me Llaten/ Nxjerrin fotot e takimit elektoral pa maska,

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u gjobit këtë të mërkurë nga një grup policësh për një takim elektoral në Elbasan, ku merrnin pjesë më shumë se 10 veta. Vigjilenca është rritur thonë autoritetet, përderisa numri i të vdekurve dhe i të infektuarve nga covid po shënon rekorde dita-ditës.

"Merruni me bandat një herë ju, merruni me kriminelët, merruni me ata që ju përplasin makinat, pastaj hajdeni na vini gjoba ne për  maskat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit, as të këlyshëve të Taulantit" u tha Kryemadhi policëve, duke e pranuar gjobën, por edhe duke lënë të kuptohet se policët ia kishte çuar për presion Taulant Balla. Që ky, kontrollon policinë, prokurorinë, administratën qëndrore dhe atë lokale në Elbasan, dihet tashmë prej vitesh.

[video width="1036" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/IMG_2904.mp4"][/video]

Në fakt, 6 policët mbërritën kur takimi kishte mbaruar dhe ishte transmetuar live në rrjetet sociale. Jashtë ambjenteve të lokalit ku mbahej takimi, policët thanë se ishin vënë në dijeni "kishte pasur një grumbullim me mbi 10 veta që nuk lejohet në bazë të rregullave të pandemisë".

Në takimin e LSI, ku ishte Monika Kryemadhi (fotot më poshtë) merrnin pjesë më shumë se 10 persona në një ambjent të mbyllur. Aktiviteti binte ndesh qartësisht me rregullat e pandemisë.

Ndërhyrja e policisë për takimin elektoral të LSI-së, vjen pas një mesazhi të qartë nga ana e kryeministrit Rama, i cili konstatoi me të drejtë rritjen e numrit të viktimave dhe të të prekurve ditët e para të shkurtit. Por në konferencën për mediat me gazetarët, Rama u kujdes të thotë se do të ruhet një standard për ndëshkimet e masave të pandemisë. Disa herë, kryeministri e theksoi se masat nuk do të merren vetëm për PD dhe LSI, por edhe për PS, duke i dalë para keqpërdorimit të policisë në kushtet e pandemisë.

Por çfarë ka ndodhur sot? Në ditën që Monika Kryemadhit i çojnë 6 policë (njëra prej tyre për te filmuar) se kishte shkelur rregullat e pandemisë, vetë drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja zhvillonin një takim elektoral në një ambjent të mbyllur dhe pa maska.

Shikoni fotot, të publikuara këtë mbrëmje në profilin në Facebook, të kryetari të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Për të shmangur gjobën apo reagimet, Llatja ka përzgjedhur të postojë në Facebook vetëm ato foto ku simpatizantët e PS kanë dalë vetëm, por duket qartë se kemi të bëjmë me një takim elektoral, të ngjashëm me atë të LSI-së.

Posted by Gledian Llatja on Wednesday, 10 February 2021

Standarti i dyfishtë është i qartë. Për pushtetarët socialistë në Elbasan nuk ka as gjoba, as masa që ndalojnë takimet elektorale. Për ata të LSI-së, gjoba dhe presion policor. Në fakt ky nuk është rasti i parë, kur socialistët tjetër thonë dhe tjetër bëjnë. Raste të ngjashme ka pasur edhe nga deputetët Sadri Abazi, Elisa Spiropali etj. (foto me poshte)

Flagrante ishte pjesëmarrja në një takim partiak të kryetares së Komitetit të Ekspertëve Teknikë, Mira Rakacolli, e cila nuk u gjobit dhe u justifikua se nuk e dinte çfarë po ndodhte.

Ndërkohë edhe vetë Rama nuk ka qenë korrekt në respektimin e masave të pandemisë. Gjatë ceremonisë së 21 janarit, kryeministri ishte në një ambjent të mbyllur në një grumbullim ku merrnin pjesë më shumë se 10 persona, megjithëse rregullat në fjalë ishin në fuqi.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

The Guardian: Kosova pret Albinin dhe Vjosën

"Kosovarët duket se presin shumë nga aleanca e re Kurti-Osmani, duke pretenduar se Kurti meriton një shans të dytë për t'i dhënë fund kaosit politik dhe për të ...

11:07

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI