Flash

Vota e 25 Prillit/ A ikën Rama nga politika, nëse nuk merr mandatin e tretë

Lapsi.al 17 February 2021
Vota e 25 Prillit/ A ikën Rama nga politika, nëse nuk merr mandatin e

Ekranet e televizorëve, që janë gati t'ia riprodhojnë fjalimet automatikisht, nuk i mungojnë Edi Ramës, por ftesën për ta votuar PS në 25 Prill zgjodhi ta riformulojë në rrjetet sociale. Më shumë se arsyet e zakonshme për mandatin e tretë; rikuperimi nga pandemia apo rindërtimi nga tërmeti, ngacmoi një detaj personal, kur ai foli për një borxh të pashlyer ndaj familjes, që tha se e ndjen, në veçanti për më të voglin, Zahon.

Mandatin e Tretë s'do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam...

Posted by Edi Rama on Tuesday, 16 February 2021

“Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë” ishin fjalët e Edi Ramës. Qartësisht, nevoja për t’i qëndruar pranë të birit qëndron e dyta në radhë, pas asaj për mandatin e tretë, por me fjalët “më në fund”, shefi i mazhorancës shpreh padurimin për t’u kthyer një herë e mirë në shtëpi dhe për të lënë pas jetën politike.

Por a është për t’i besuar “vuajtjeve” të të parit të qeverisë? Vërtet të jetë kaq i paduruar për t'i braktisur zyrat dhe sallat e kryeministrisë të modeluara sipas shijeve të tij, të cilat i përshkruante me aq dashuri, në intervistën në Opinion disa javë më parë?

Dëshirën për t’i ikur pushtetit në formën e një çlirimi, e gjen shpesh në rrëfimet dhe intervistat e Edi Ramës, por planet pas jetës politike, vijnë në versione të ndryshme, në kohë të ndryshme.

5 vite më parë nuk mendonte të mbyllej në shtëpi. Koha e shpenzuar me Koço Kokëdhimën ishte gjëja e vetme që shihte për të ardhmen e largët dhe siç duket, të dy burrat ia kishin mbushur mendjen njëri-tjetrit, ta kalonin bashkë pleqërinë në Vuno.

“Si nip nga Vunoi, jam në të drejtën time që kësaj toke t’i krijohet mundësia të rilulëzojë dhe në pleqërinë që na afrohet dhe mua, dhe Koços, dhe të tjerëve që janë të mirëpritur, të na krijohet mundësia të vijmë dhe të na krijohet hapësira aty te sheshi i vogël afër lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për hallet e botës”, thoshte Rama në 2016. Këto plane u prishën, sepse miqësia mes të dyve u prish. Por marrëdhënia e Ramës me pushtetin nuk u cënua.

Ndryshe ka folur për jetën pas politike kryeministri, në një intervistë për agjensinë turke të lajmeve Anadolu. Atë që e quante “jetën e tij të tretë”, Rama tha se do të donte të ishte thjesht “i lirë”.

“Hyra në politikë pas ndërrimit të sistemit të regjimit. Kjo ishte një jetë e paparashikuar nga unë. Politika është diçka që më ka rënë në kokë. Kjo nuk është një jetë të cilën dua ta ndjek deri në pafundësi. Sepse politikanët e sotëm duhet të kuptojnë që koha e detyrës së tyre është e limituar, dhe njëkohësisht edhe koha e të qenit si drejtues e shkurtër. Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj në jetën e tretë të jem i lirë” shprehej kryeministri në vitin 2015. Kanë kaluar 6 vjet nga kjo deklaratë dhe nuk ka ndonjë shenjë se Edi Rama mund të thotë “mjaft më”.

Pas më shumë se 21 vitesh në postin e ministrit, kryebashkiakyt dhe kryeministrit, tërheqja nga jeta politike nuk mund të jetë kaq e lehtë sa ç'përpiqet ta përshkruajë Edi Rama. Do ishte e vështirë ta imagjinosh  p.sh në derën e ndonjë shkolle fillore bashkë me prindërit e tjerë, duke pritur që fëmijët të mbarojnë orën e fundit të mësimit, që t'i shoqërojnë më pas në shtëpi.

Dedikimi ndaj jetës familjare dhe shfaqja e brengave apo brejtja e ndërgjegjes për kohën e humbur në punë, ngjan më shumë me një truk të kalkuluar të imazhit, në periudhën parazgjedhore.

https://lapsi.al/2020/09/26/analiza-e-deklarates-cfare-fsheh-rama-me-rikandidimin-ne-vlore/

Në fakt, disa muaj më parë, kur ishte në Vlorë, shefi i mazhorancës lëshoi një të vërtetë tjetër nga kjo e “kryefamiljarit që mezi pret të mbarojë punën e të kthehet në shtëpi”. Ai i siguroi votuesit e Vlorës, se nuk do t’i braktiste dhe se do të ishtë në Vlorë sërish, edhe nëse nuk do të ishte kryeministër.

"Në Vlorë kam qenë dhe kur nuk kam qenë kryeministër dhe do të jem edhe nëse nuk do të jem më kryeministër” u tha Rama, kur diskutohej qarku, ku do të kandidonte për deputet.

Dhe si për ta konfirmuar se etja për pushtet nuk është konsumuar, përkundrazi është shumëfishuar në këto 23 vjet, zbuloi më vonë, se do të kandidonte jo vetëm në Vlorë, por edhe në Durrës si deputet.

https://youtu.be/NuKoLGIaNB8?t=1438

Për raportin që ka me pushtetin, kryeministri i Shqipërisë ka folur në një rrëfim në Opinion pak javë më parë. Aty bëri edhe një përshkrim disi të pazakontë për Enver Hoxhën, për të cilin tha: "Nëse termi "kafshë politike" është një term që përkufizon ata të cilët, instiktin e triumfit dhe të dominimit politik e kanë më të fortë se sa të tjerët, apo instiktin e mbijetesës përmes politikës e kanë më të fortë se të tjerët, atëherë Enver Hoxha është kafsha më e madhe politike që ne kemi pasur, pa dyshim".

Vlerësimi për ish diktatorin nuk u mbajt i fshehtë nga Rama. Dhe nëse, bashkë me aftësitë për të mbijetuar, Hoxhës i ka zili edhe jetëgjatësinë politike, atëherë si me mandat të tretë, si pa mandat të tretë, kthimi në shtëpinë në Surrel do të jetë i vonë për Edi Ramën, kurse “jeta e tretë” ajo pas politikës, rezulton të jetë vetëm një truk manipulativ gjatë fushatave elektorale.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI