Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Shpjegimi/ Përse iu rikthyen përplasjes Rama dhe Meta

Lapsi.al 23 February 2021
Shpjegimi/ Përse iu rikthyen përplasjes Rama dhe Meta

Nuk dihet saktësisht se çfarë i thanë drejtuesit e PS në qarqe gjatë mbledhjes së mëngjesit ditën e hënë, por Edi Rama doli për të folur ashpër kundër Ilir Metës. E akuzoi se po kryen veprimtari ilegale ditë e natë në shërbim të LSI-së dhe e shau se "ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës".

“Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sy të të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë që i ngarkon Kushtetuta, por edhe në çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien nga trutë e kokës. Një President që bën propagandër kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale që e ka vënë zyrën e Presidentit në dispozicion të partisë që e menaxhon e shoqja e çdo dite humbet nivel në raport me detyrën s’ka nevojë ta komentoj unë se të gjithë e shohin dhe do e dënojnë në 25 Prill” u shpreh Rama.

Meqënëse Rama iu referohej disa shkrimeve në media për takimet e Ilir Metës në Vlorë, atëherë presidenti udhëtoi si për inat drejt këtij qyteti për t’ia dhënë përgjigjen. Presidenti e pranoi se kishte qenë në Selenicë për mungesën e financimit të rrugës, dhe se kishte qenë edhe në Orikum për të dëgjuar banorët e zonës se po iu grabiten pronat, dhe njoftoi se do të kthehej sërish në Vranisht, ku banorët ishin kërcënuar pas takimit që kishin pasur me të.

“Sa herë të më përmendë dhe të më gënjejë nga Vlora përgjigjen do vij dhe do ta jap këtu nga Vlora, sepse e meriton Vlora” tha Meta.

I pyetur nga gazetarët, nëse po bëhej kështu pjesë e fushatës elektorale, Meta tha se ai ishte kundër oligarkëve. “Më 25 prill prill do të jetë triumf i popullit mbi oligarkinë, u bëj thirrje që të mos marrin financime nga ata. Ilir Meta është kundër oligarkëve” ishin fjalët e Ilir Metës.

Në mbrëmje, Edi Rama udhëtoi drejt Rinasit për të pritur disa doza të tjera vaksinash, por ende nuk ishte qetësuar. Ndërsa fliste për pandeminë, gjuha i shkoi sërish tek presidenti. Thuajse i kërcënoi me mbyllje biznesi, pronarët e lokaleve që i hapin dyert Ilir Metës për takime.

“Unë mendoj që ata të cilët u hapin dyert e lokaleve këtyre politikanëve, nuk duhet t’ua hapin dyert, sepse ata do të paguajnë. Janë ata që dëmtohen, janë ata që rrezikojnë t’u mbyllet biznesi. Janë ata të parët që duhet të refuzojnë këtë gjë. Nga ana tjetër kur mendon që Presidenti, babai i gjithë kësaj familje, rojtari i të gjitha palëve, garanti i shëndetit kushtetues të këtij vendi është i pari që jep shembullin katastrofik, kjo është fatkeqësi” tha kryeministri.

Të paktën për këtë të hënë, të gjitha energjitë e kryesocialistit ishin drejtuar nga Ilir Meta. Shkak duket të jenë bërë takimet e shpeshta me qytetarët, që vetë Meta i ka intensifikuar në terren duke u bërë plotësisht aktiv në zgjedhjen që kanë para qytetarët në 25 Prill, të cilin ai i quan një referendum.

Katër vite më parë, kur ishte ende “president i zgjedhur”, Ilir Meta doli në fushatë për LSI-në dhe nuk ngurroi t'i kërcënonte socialistët se nuk do t'ia dekretonte qeverinë.

Gjasat janë që kur e ndihmoi Ilir Metën të ngjitej në presidencë, Rama mendoi se e kishte neutralizonte politikisht të paktën përgjatë fushatave elektorale, përmes sterilitetit partiak që imponon presidenca. Shpresa se Ilir Meta do të ruante një profil mbi palët, e justifikonte edhe entuziasmin e Ramës asokohe.

Përgjatë një interviste në Top Story nuk i kurseu lavdatat për distancën e njëjtë, që Meta kishte arritur të ruante nga PS dhe nga PD. Rama i mëshoi rolit të Metës si “i treti i vërteti”.

“Sot unë jam i qetë para shqiptarëve se president më me PD, jo me PD, ne nuk gjenim dot as në PD. Është president i lidhur me të gjithë. Ka akses te të gjithë. Flet me të gjithë. I thotë të gjithëve ça mendon. Do jetë përshkrimi i punës për të, e ka pasur vokacion është një zgjidhje ideale. Nëse do kërkonim president me këto karakteristika nuk do e gjenim asgjëkundi. Është i prerë Ilir Meta për të qenë me të gjithë dhe me asnjë” thoshte Rama në prill të 2017, duke e shtyrë Ilir Metën për t’u ngjitur sa më “lart” në presidencë.

Siç zbuloi vetë pak ditë më parë, në mendje kishte pasur një plan, me të cilin sipas tij, kishte rënë dakort edhe Lulzim Basha.

“Çuarja për skrap e LSI praktikisht ishte projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Basha se unë nuk e kam tradhtuar projektin, unë vazhdoj të besoj tek projekti. Ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI-në për skrap që nuk do të ketë më matrapazllëqe me LSI-në dhe sot është një aksioner në SHPK-në e 4 ortakëve, ku ai është ortak minorance se ortakët kryesorë janë Saliu dhe Ilir Meta”, tha Rama disa ditë më parë.

Por Lulzim Basha u tregua i kujdesshëm dhe e përgenjeshtroi menjëherë këtë rrëfim të Edi Ramës. Ai doli në konferencë për mediat dhe tha se Rama “çfarë thotë sot nuk thotë nesër”.

“Nuk mban më Rama. Ka mbaruar. Është e shkuara, prandaj s’po merrem me të më. Tashmë duhet të merremi me të ardhmen. Dhe në të ardhmen koalicioni që unë drejtoj bashkë me LSI-në dhe partitë e tjera, hapi i parë që do të hedhim është do të largojmë Edi Ramën më 25 Prill dhe pas kësaj do të nisim zbatimin e planit tonë të punës që do të sjellë ndryshim real, jo mrekulli”, u shpreh Lulzim Basha.

Pavarësisht se kontrollon mediat tradicionale, që përsërisin orë të gjata transmetimi të fjalimeve të Edi Ramës dhe Erion Veliaj, situata në terren për socialistët është më e ndërlikuar. Drejtuesit politikë të PS-së kanë përballë dy forca politike PD dhe LSI dhe si të mos mjaftonin këto, duhet të ruajnë edhe lëvizjet e presidentit Meta që punon për fitoren e "referendumit". Pikërisht pasi ka marrë raportimet e tyre për situatën në terren, kryeministri ka dalë nga selia e PS me akuzat për Metën, që sipas tij duhet të rikthehet në presidencë dhe të mos angazhohet në zgjedhje.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI