Flash

PD mbyll marrëveshjen me aleatët, LSI jashtë

Lapsi.al 24 February 2021
PD mbyll marrëveshjen me aleatët, LSI jashtë

Partia Demokratike ia ka arritur të grumbullojë nën çadrën e saj të gjithë aleatët e vegjël opozitarë, përfshi dhe partinë e armikut të betuar të Berishës, Bamir Topit, po pa mundur të bëjë një koalicion edhe me LSIN-ë . Në listën e partive që do të marrin pjesë të bashkuara në zgjedhje me PD-në, mungon emri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka vendosur të garojë e vetme duke e arsyetuar zyrtarisht këtë vendim me maksimalizimin e votës opozitare.

Më në fund edhe rpublikanët e Fatmir Mediut dhe çamët e Shpqëtim Idrizit, që për një kohë të gjatë i rrefuzuan ofertat e PD-së kanë vendosur të jenë pjesë e koalicionit me 16 parti, që do të mabjë emrin: “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”. Udhëheqëse e tij është zgjedhur Partia Demokratike, ndërsa listat shumë emërore të kandidatëve për deputet do të paraqiten në KQZ prej liderit të saj, Lulzim Basha.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Opozita e përçarë (me arsye) në zgjedhje

“Vendosëm që të formojmë një koalicion për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021. Partia udhëheqëse është Partia Demokratike.  Autorizojmë z. Lulzim Basha që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor”, shkruhet në dokument.

Sa i përket numrit të kandidatëve që do të përfaqësojnë secilën parti dhe vendosjes së tyre në listë sipas rendit, kjo do të varet prej rezultateve të mëparshme zgjedhore.

“Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitmit të listët shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit ë përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ. Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësve partiake”, shpjegohet në dokument.

Si argument qëndror në këtë bashkim mes partive opozitare përdoret ndryshimi që i duhet sjellë Shqipërisë.

“Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tone”, shkruhet aty.

Rikthimi i Partisë së Bamir Topit FRD-së, në koalicion me PD-në ra në sy, pas aleancës së tij në zgjedhjet e fundit me Partinë Socialiste, që surprizoi jo pak. Po ashtu bëri përshtypje marrëveshja me kreun e Ballit Kombëtar, i cili pranoi mandatin e deputetit pas djegies së tyre nga PD dhe LSI.

Partitë që nënshkruan marrëveshjen për krijimin e koalicionit me Partinë Demokratike janë:

PARTIA REPUBLIKANE

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE

PARTIA DEMOKRISTIANE

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI