Flash

Vrasja me silenciator/ Behar Sofia i përfshirë në trafikun e drogës në Turqi

Lapsi.al 25 February 2021
Vrasja me silenciator/ Behar Sofia i përfshirë në trafikun e

Përveç emrit Behar Sofia, 66 vjeçari që u vra sot në Tiranë ka mbajtur edhe emrin Fatmir Sofia dhe Behar Seferi. Rreth orës 9 të mëngjesit ai ka qenë duke ecur në anë të Lanës pranë Piramidës, kur është qëlluar me dy plumba. Arma ka qenë me silenciator dhe vrasja është kaluar pa u vënë re. Viktima është rrëzuar në trotuar dhe është gjetur nga kalimtarët i gjakosur.

"Rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra" thuhet në njoftimi e policisë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar dhe me kapuç që e ka ndjekur në këmbë dhe e ka ekzekutuar 66 vjeçarin, emri i të cilit rezulton të jetë përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Në njoftimin e SPAK  për sekuestrimin e pasurisë së Ylli Ndroqit, ndërsa jep një dinamikë të arrestimit të tij në Turqi, përmendet edhe emri i Behar Sofias, i njohur ndryshe edhe si Fatmir Sofia.

"Janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu" thuhet në njoftim.

Bizneseve të Behar Sofisë pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur shpesh tritol. 66 vjeçari kishte disa lokale dhe markete. Për këto ngjarje nuk është gjetur autori dhe duket se kanë qenë paralajmërime.

Por gazetarët e kronikës, thonë se Behar Sofia ka qenë prezent në vrasjen e 4 policëve në Durrës nga Dritan Dajti në vitin 2009. Sipas Artan Hoxhës, Sofia ka qenë në vendin e krimit, por mbetet i paqartë roli që ka pasur në këtë ngjarje.©Lapsia.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI