Flash

"Korruptoi gjyqtarin"/ 3 vjet burg për ish-presidentin francez Nikolas Sarkozy

Lapsi.al 1 March 2021
"Korruptoi gjyqtarin"/ 3 vjet burg për ish-presidentin francez

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy është shpallur fajtor për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke u dënuar me 3 vite. Ish-kreu i shtetit francez, që shërbeu nga vitit 2007 deri në 2012, është ndëshkuar pasi një gjykatë në Paris vlerësoi se ka prova bindëse që dëshmojnë se ai u përpoq të korruptonte gjyqtarin Gilbert Azibert për t’i marrë informacion në lidhje me një hetim gjyqësor kundër tij. Gjykata mori parasysh të dhëna që tregonin se në vitin 2014, Sarkozy udhëzoi avokatin e tij Thierry Herzog që t’i ofronte gjyqtarit një pozicion pune mjaft të rehatshëm në Monako, në këmbim të informacionit që mund te inkriminonte atë.

Si gjyqtari, por edhe avokati ishin pjesë e procesit gjyqësor, vendimi i të cilit u dha këtë të hënë. Të dy ata u pezulluan dhe u caktua i njëjti dënim. Sarkozy ka dhjetë ditë për të apeluar verdiktin. Masa e dhënë kundër politikanit 66-vjeçar mund ta bëjë atë presidentin e parë francez pas hekurave. Megjithatë, gjasat që ai të kalojë qoftë edhe një ditë të vetme në burg janë shumë të pakta. Kjo pasi në gjyq Sarkozy-s iu ofrua mundësia që dënimin e tij ta tranformojë në një arrest shtëpi.

Çështja kundër ish-presidentit u bazua në disa përgjime telefonike që vërtetonin akuzat e prokurorisë.  Avokati i Sarkozy-s u përpoq t’i zhvlerësonte këto biseda duke thënë se ato ishin pjesë e konfidencialitetit klient-avokat dhe për këtë arsye nuk mund të përdoreshin si prova në gjyq.

Hetimet kundër ish-presidenti Nikolas Sarkozy filluan në shtator të vitit 2013 pas dyshimeve se ai mund të kishte përftuar një shumë të paligjshme nga diktatori libanez Muammar Gaddafi për të financuar fushatën presidenciale të vitit 2007. Megjithëkëtë, ajo çfarë dedektivët francezë dëgjuan në përgjime i çoi ata në një drejtim krejt tjetër. Ata zbuluan se ish-presidenti Sarkozy dhe avokati i tij Herzog po komunikonin duke përdorur telefona të regjistuar nën emra të tjerë falsë për të shkëmbyer udhëzime në lidhje me gjyqtarin, që Sarkozy u përpoq të korruptonte. Shpejt, prova të komunikimit të presidentit me gjyqtarin Azibert të Gjykatës së Lartë franceze dolën në sipërfaqe.

Prej vitesh, Sarkozy ka mohuar akuzat dhe është përpjekur ta rrëzojë çështjen përpara se të jepej një vendim. Ndërkohë përpara një viti, ai iu referua procesit si një mundësi për të pastruar emrin e tij.

Ky nuk është gjyqi i vetëm me të cilin përballet Sarkozy. Po këtë muaj, ai së bashku me 13 persona të tjerë do të dalë para gjykatës për tu përballur me akuzat e financimit të jashtligjshëm të fushatës së vitit 2012. E sikur të mos mjaftonin këto, ish-kreu i francezëve përballet me akuza për shpërdorim detyre dhe aktivitet kriminal në lidhje me disa aktivitete këshilluese në Rusi.

Vendimi i dhënë këtë të hënë shkatërron çdo shpresë që ai t’i kthehet jetës aktive në kohë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Republikanët po përpiqen prej kohësh të gjejnë një kandidat të duhur për president, që mbas përfshirjes së ish-kryeministrit Francois Fillon në një skandal pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, duke i dhuruar kundërshtarit Emmanuel Macron një fitore të lehtë.

 

Burimi: The Guardian

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI