Flash

Kryemadhi firmos padinë për inceneratorët: 7 vite burg për Kokën, Veliajn, Agaçin

Lapsi.al 3 March 2021
Kryemadhi firmos padinë për inceneratorët: 7 vite burg për
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pasi kaparaqitur, nënshkrimet, dokumentat, faksimilet të asaj që ajo e ka quajtur si mega grabitja me inceneratorin 400 milionë eurosh të Tiranës ka nënshkruar padinë në SPAK ndaj ish ministrit të mjedisit Lefter Koka, ndaj ish kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj Sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave Engjëll Agaçi, si dhe të një sërë zyrtarësh të nivelit më të ulët, pasi ata kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar kompaninë e inceneratorit të Tiranës. Sipas Kryemadhit me një sërë veprimesh ata kanë shpërdoruar detyrën, një nen i Kodit Penal që mund ti dënojë atë deri në 7 vite burg. Pavarësisht se e ka përmendur disa herë emrin e Edi Ramës, shefja e LSI-së ka theksuar se për momentin nuk gjendet asnjë firmë e tij në këto akte, se në mbledhjet ku janë marrë vendimet ka firmosur zëvendësi i tij Niko Peleshi. Lexo më tej:

Investigimi/Dalin dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve

Gjithçka është kurdisur gjatë fundit të mandatit të parë nga janari deri në gusht të vitit 2017. i akuzuari i parë është Lefter Koka që si ish ministër i mjedisit është vetë shpallur si autoriteti nënkontraktor që do të negocionte me kompaninë e inceneretaorit të Tiranës, ndërkohë që këtë tagër e ka vetëm Këshilli i ministrave. Por në dosjen e madhe Koka nuk ka lënë gjurmë vetëm me këtë veprim. Ai dyshohet se ka gënjyer këshillin e ministrave duke nënshkruar me dorën e tij se ngritja e inceneratorit nuk do të kishte impakt mbi buxhetin e shtetit. Këtë deklarim ai e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”. Po Lefter Koka ka shkelur ligjin duke mos organizuar një garë ndërkombëtare me investitorë të huaj, sikurse kërkohet. Armand Shkullaku i përgjigjet filmit të Ramës dhe gazetarëve që e komentuan atë Por sipas LSI dhe dokumentacionit zyrtar që ajo bëri publik sot me detyrën ka abuzuar edhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi. Ndërkohë që tre ministri si ajo e Financave, ajo e Drejtesisë dhe ajo e marëdhënieve me parlamentin nuk kanë qenë dakord, Agaçi dyshohet se i ka fshehur këto kundërshtime duke e futur për miratim propozimin për ti dhënë bonus në garën fiktive kompanisë “Integrated Energy BV”. Dhe me këtë akt kompania e morri bonusin 8% duke u avantazhuar sipas planit të para përgatitur. Skandali i inceneratorëve/ Ku kanë shkuar miliona euro të dhëna nga qeveria? E në fund, por jo nga pesha që ka pasur në këtë aferë, për shpërdorim detyre që dënohet deri në 7 vite burg, akuzohet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Kryetari i Bashkisë, pa përfillur sipas ligjit dhe pa marrë aprovimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim i cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion Euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91 784 500. Gjithashtu Erion Veliaj, sërisht pa miratimin e Këshillit Bashkiak ka dhënë në përdorim të shoqërisë koncesionare të inceneratorëve tokën publike që ka në pronësi Bashkia Tiranë (60.9% të territorit të projektit). https://youtu.be/5OYCj0VYNUA Në fakt për të gjitha këto fakte ishte folur edhe më parë por risia e LSI-së është se ajo ka arritur të gjejë dokumentat e firmosura dhe shkresat zyrtare që e kanë kopsitur denoncimin e saj për në SPAK. Gjatë prezantimit në videon ilustruese që Kryemadhi dukej se e kishte xhiruar që më parë ajo deklaroi se ka edhe dokumenta të tjera që tregojnë se si janë paguar zyrtarët shtetërorë. “Njërin prej tyre do ta publikoj sonte ne mbrëmje gjatë një interviste te Fevziu në Opinion” tha ajo pas prezantimit për gazetarin e Lapsi.al. Zbulimi i këtyre dokumentave e ka thelluar skandalin e përfolur të inceneratorëve ndërkohë që në radhët e qeverisë ka shtuar dyshimet, se kush nga njerëzit e brendëshëm të qeverisë i ka nxjerrë ato, që janë një lëndë e pashmangshme për drejtësinë. ©Lapsi.al   Analiza e 7 Shkeljeve Ligjore sipas LSI Ministria e Mjedisit është vetshpallur si autoritet kontraktor. Bazuar në nenin 13 të Ligjit 125/2013 duhej që Këshilli i Ministrave të përcaktonte me vendim autoritetin apo autoritete kontratore konkrete që duhej të zhvillonin procedurën koncesionare pasi fusha e koncesionit është kopetencë e dy autoriteteve kontraktore. SHPERDORIM I PASTER DETYRE. Neni 248 i Kodit Penal (Dënim deri në 7 vjet burg) – PERGJEGJES: Lefter Koka Me deklarimet e tij se: “Ky projekt kurrsesi nuk ka efekte shtesë në buxhetin e shtetit”, Ministri i Mjedisit ka MASHTRUAR të gjitha Institucionet Shtetërore. Këtë deklarim ky Ministër e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”. SHPERDORIM I PASTER DETYRE. Neni 248 i Kodit Penal (Dënim deri në 7 vjet burg) – PERGJEGJES: Lefter Koka Në kundërshtim të plotë me Ligjin 9000/2003 datë 31.01.2003 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave”, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Autoriteti Kontraktues I ka akorduar bonusin prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”. SHPERDORIM I PASTER DETYRE DHE SHKELJE E BARAZISE SE PJESMARRESVE NE TENDER Nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal (Denimi deri në 7 vjet burg) PERGJEGJES: Engjell Agaci Autoriteti Kontraktues, në kundërshtim të plotë me Ligjin 125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, I ndryshuar dhe Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2016 “Për Prokurimin Publik” I ndryshuar”, ka zhvilluar një procedurë kombëtare, ndërkohë që procedura ligjore duhet të ishte ndërkombëtare (publikimi ndërkombëtar nga 45 ditë që duhej ligjërisht është bërë vetëm 16 ditë). SHPERDORIM I PASTER DETYRE. Neni 248 dhe 258 i Kodit Penal (Dënim 3 deri në 7 vjet burg) – PERGJEGJES: Lefter Koka dhe Komisioni i Dhenies me Koncesion Autoriteti Kontraktues ka zhvilluar procedurën koncesionare, pa marrë më parë miratimin e Qarkut Tiranë. SHPERDORIM I PASTER DETYRE. Neni 248 I Kodit Penal (Denimi deri ne 7 vjet burg) PERGJEGJES: Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka Në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Kryetari I Bashkisë Tiranë ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim I cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion Euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91 784 500 Euro pa TVSH për 30 vitet e kohëzgjatjes së kontratës së koncesionarit, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. SHPERDORIM I PASTER DETYRE Neni 248 I Kodit penal (Denimi deri ne 7 vjet burg) PERGJEGJES: Erion Veliaj Ne kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë në përdorim të shoqërisë koncesionare pasurinë e paluajtshme që ka në pronësi Bashkia Tiranë (60.9% të territorit të projektit) pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak. SHPERDORIM I PASTER DETYRE Neni 248 I Kodit Penal (Denimi deri në 7 vjet burg) PERGJEGJES: Erion Veliaj      

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI