Flash

Departamenti amerikan i Shtetit: Shqipëria, asnjë hap të rëndësishëm kundër krimit financiar

Lapsi.al 3 March 2021
Departamenti amerikan i Shtetit: Shqipëria, asnjë hap të

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër pastrimit të parave vërehen disa kritika në lidhje me qarkullimin e parave, si dhe disa konstatime pozitive në rrugën që ka bërë Shqipëria, por që mesa duket nuk janë të mjaftueshme.

Në raportin pesimist shkruhet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim të rëndësishëm për pengimin e pastrimit të parave dhe në rrugën e krimit financiar gjatë vitit 2020.

Si arsyet më madhore në këtë dështim në luftën ndaj pastrimit të parave shihen:

-Korrupsioni

-Rrjetet e krimit të organizuar

-Institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

DASH konstaton se në ekonominë shqiptare sektori informal është i zgjeruar veçanërisht prej fluksit të parave që vijnë nga jashtë në formën e remitancave dhe investimeve të ndryshme.

“Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, shkruhet në raport.

Si progres i Shqipërisë përmendet përdorimi i ligjit të konfiskimit antimafia dhe konfiskimi i 40 përqind të pasurive që i përkasin Klement Balilit, i cili në raport cilësohet si mbreti famëkeq i drogës dhe me nofkën që njihet nga të gjithë si “Eskobari i Ballkanit”.

Vlerësohet edhe përpjekja e bërë në reformat gjyqësore ku përmenden: Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimi i njësive të shumta të specializuara të policisë që synojnë financat dhe krimet ekonomike. Ecuria në këto drejtime kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave, shkrun DASH.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve për të ndryshuar diçka, raporti përmend si sfidë: kapacetetin e drejtësisë së krijuar së fundmi dhe institucionet e saj, si dhe korrupsionin e përhapur që minon shtetin e së drejtës.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI