Flash

Shpjegimi/ Pakti PD-LSI dhe diversioni i Ramës për marrëdhënien speciale me Bashën

Lapsi.al 2 March 2021
Shpjegimi/ Pakti PD-LSI dhe diversioni i Ramës për

Marrëveshjen mes PD dhe LSI, Edi Rama e përcolli me keqardhje në konferencën për mediat. Por ndërsa ngriti pyetjen se “Si mund të shpjegohet që dy parti që garojnë veç e veç të firmosin një marrëveshje paraelektorale?”, ai bëri një ndarje mes opozitarëve.

Në njërën anë pozicionoi Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, të cilët i konsideroi autorë të një plani për prishjen e reformës në drejtësi. Në anën tjetër veçoi Lulzim Bashën, të cilin e përshkroi si të detyruar ta nënshkruante marrëveshjen, duke e quajtur "të lidhur me zinxhirë" dhe që "nuk ka këllqe" të kundërshtojë.

“Pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e Reformës në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq? Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Këtu problemi nuk është Ilir Meta, këtu problemi është Lulzim Basha, që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen, dhe as kur aleati i tij i madh thotë “unë amerikanët i kap për veshësh. Por nuk mund t’ia kërkojmë sepse nuk është lideri, por është menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, me një noterë dhe përmbaruese, Monikën”, u shpreh Rama, që në aleancë me veten në këtë sipërmarrje, rreshtoi edhe amerikanët.

Përshkrimi që bëri Rama, evokon edhe një herë atmosferën e paktit të majit të 2017, kur ai dhe Basha gjetën gjuhën e përbashkët në një marrëveshje parazgjedhore, që u pasua me fitoren e 74 mandateve nga Partia Socialiste. Sipas shpjegimit që bën sot, qëllimi madhor që e afron me Bashën, është projekti i reformës në drejtësi.

Kjo nuk është hera e parë që Rama e sheh Bashën më afër se opozitarët e tjerë. E bëri edhe një muaj më parë, por atëherë qëllimi që kujtoi se i kishte bërë bashkë, ishte tjetër.

Sipas Ramës, projekti i përbashkët me Bashën, kishte qenë "çuarja e LSI-së për skrap".

“Çuarja për skrap e LSI, ishte praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar prej tij, se unë nuk e kam tradhtuar, vazhdoj të besoj te ai projekt. Basha ishte ai që e ndau me demokratët domsdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap, u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk-në, e ku di unë çfarë e sot është thjesht një aksioner në shpk-në e katër ortakëve, ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta”, tha kryeministri në datën 2 shkurt, kur komentonte kundërshtarët politikë.

https://lapsi.al/2021/02/02/strategjia-okulte-e-rilindjes-sulmi-ndaj-lsi-dhe-percarja-me-pd-ne/

Diversioni mbetet konstant. Arsyet që gjen Rama janë të ndryshme. Herë për reformën në drejtësi, herë për të çuar LSI-në për skrap, duket se për kryeministrin rëndësi ka përçarja e opozitës.

Synimi që i ka vënë vetes kreu i qeverisë për t'i ndarë opozitarët nuk është pa fryte. Me ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, sot dy forcat kryesore në opozitë, PD dhe LSI hyjnë në zgjedhje me lista të ndara të kandidatëve. Terreni ishte i mëse i përshtatshëm për spekullimet mbi një lojë në prapaskenë të njërës apo tjetrës.

Pikërisht për t’i dhënë fund hamendjeve, Basha dhe Kryemadhi organizuan ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje për një koalicion parazgjedhor, megjithëse me lista të ndara. Për ta lënë Ramën të shfaqet si nostalgjik i një aleance të katër viteve më parë, që nuk ekziston më.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI