Flash

Burgosja e mjekut Edvin Prifti/ Si u përdor SPAK për fushatën e 25 Prillit

Lapsi.al 3 March 2021
Burgosja e mjekut Edvin Prifti/ Si u përdor SPAK për fushatën e

Edi Rama valëviti edhe një herë sot flamurin e reformës në drejtësi për fushatën e 25 Prillit. Në një monolog të gjatë, rrethuar nga ekranet gjigande, kryeministri tha se drejtësia e re nuk është aty ku duhej të ishte, por se është duke i dhënë rezultatet e para.

Si shembuj të këtyre rezultateve, përmendi edhe arrestimin e mjekut Edvin Prifti, i cili u vu në pranga për dyshimet se mori rryshfet nga pacientët që operonte në QSUT. Kjo nuk është hera e parë që emri i kardiokirurgut përdoret në fushatën e PS, por diferenca është se sot ai është i lirë dhe arrestimi i tij u shpall i paligjshëm nga Apeli i Gjykatës së Posaçme.

Sipas avokatit të mjekut, Edvin Prifti u la i lirë, sepse ai nuk përbënte rrezikshmëri shoqërore dhe se nuk mund të cënonte provat në procesin gjyqësor.

Por çfarë e nxiti prokurorin e SPAK të kërkonte një arrestim të paligjshëm?

Ditën që u zhvillua gjyqi, mjeku u paraqit vetë në gjykatë dhe po atë ditë u krijua një situatë, që ngre dyshime të forta se prokurorët e SPAK e kërkuan burgosjen e mjekut në presionin e fushatës së PS.

Sepse arrestimi i mjekut u njoftua fillimisht në një takim elektoral të Partisë Socialiste në Tiranë. Ishte pikërisht kryeministri Rama që e njoftoi burgosjen e kardiokirurgut, para se prokurorët e SPAK ta kërkonin zyrtarisht në sallën e gjyqit dhe para se trupi gjykues ta miratonte.

“Sistemi ka filluar të funksionojë. Bashkë me gjykatësen, u arrestua edhe një mjek, shef pavijoni që ju gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë dhe faktikisht në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, të cilin e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem”, u shpreh Rama në takimin elektoral në Tiranë, para se të zhvillohej gjyqi.

https://lapsi.al/2021/02/13/flet-mjeku-edvin-prifti-eshte-sulm-nga-edi-rama-une-skam-bere-asgje-jam-i-paster/

Pak orë pas kësaj deklarate, mjeku Edvin Prifti u shfaq në hyrje të gjykatës së Posaçme dhe tha se ishte i lirë dhe nuk ishte arrestuar. Megjithëse duke qenë i ndërgjegjshëm për presionin e Ramës ndaj SPAK dhe trupit gjykues, kardiokirurgu tha se deklarata e kryeministrit mund të ishte një lapsus ose një urdhër për prokurorët dhe gjykatësit.

“Deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku. Në rast se nuk ka qenë në dijeni, por thjesht është lapsus, gjë që do dëshiroja ta besoja, pasi mendoj se mund të ketë qenë lapsus, në të kundërt mund të ketë një urdhër që ai iu ka dhënë prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare. Nuk di ta them nëse është presion, urdhër apo lapsus, por kjo gjë do të vërtetohet tani, sapo të hyj në gjykatë. Unë jam Edvin Prfiti, jam këtu”, ishin fjalët e mjekut, që vuri në dukje presionin politik ndaj SPAK.

Në seancën gjyqësore ndodhi pikërisht ajo që kishte lajmëruar kryeministri në takimin e Partisë Socialiste. Kardiokirurgut Edvin Prifti iu vunë prangat dhe u dërgua në qeli, ndërsa në ditët në vazhdim emri i tij u përdor në fjalimet e Edi Ramës si një nga sukseset e reformës në drejtësi.

Arrestimi u përdor edhe sot si rezultat i reformës në drejtësi, pa marrë parasysh se mjeku është i lirë dhe jo i arrestuar. Vetë Rama më pas, në monologun e tij, pranoi se ka një lodhje kur flitet për reformën në drejtësi.

"E di mirë se jeni lodhur, duke pritur me dekada drejtësinë që ju meritoni dhe që ne, shumica e sotme, PS duam për Shqipërinë, që unë dua për fëmijët tanë" tha kryeministri duke zbuluar edhe pse-në e presionit të tij për arrestimin e mjekut.

Pikërisht se është i ndërgjegjshëm për këtë lodhje dhe për perceptimin se reforma në drejtësi nuk ka sjellë rezultatet e premtuara në këto katër vite, për fushatën e PS nuk ka rëndësi që Apeli i Gjykatës së Posaçme e shpalli të paligjshëm arrestimin dhe e ktheu kardiokirurgun në shtëpi. Sepse kur mbeten më pak se dy muaj nga zgjedhjet, Rilindjes i duhen arrestimet, qofte sa për sy e faqe, vetëm që reforma në drejtësi të duket sikur bën drejtësi.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/02/18/edvin-prifti-apelon-vendimin-cfare-thote-per-500-milione-leket-e-gjetura-ne-shtepi/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI