Flash

Hakmarrja e Ramës/ Kërkon skenën e Teatrit të Vlorës për gjyq popullor ndaj Dritan Lelit

Lapsi.al 2 June 2021
Hakmarrja e Ramës/ Kërkon skenën e Teatrit të Vlorës

Në tryezën e punës së Dritan Lelit pasditen e djeshme ka mbërritur një ftesë për ballafaqim. Letra e nënshkruar nga 45 anëtarë të Këshillit Bashkiak është një sulm direkt ndaj Kryetarit të Bashkisë, të cilit i kërkohet llogari për mungesën e shërbimeve në qytet me tone ultimative. Ftesa ngjan më shumë me një fletë-thirrje për gjyq publik të organizuar nga Partia Socialiste, për të cilin kërkohet skena e Teatrit të Vlorës Petro Marko.

Nga gjuha e përdorur, kuptohet se rrokullisja e Lelit sapo ka filluar, por drejtuesit e partisë kanë rënë dakort që përveç largimit, atij t’i rezervohet edhe një linçim publik shembullor, nga ato që organizoheshin në diktaturë.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak i drejtohen Lelit duke i thënë se duan ballafaqim “nga shqetësimi i rritur i komunitetit vlonjat për gjendjen e pashpjegueshme të shërbimeve vendore”. Me pak fjalë si dënimi, ashtu edhe ftesa i vjen në emër të popullit.

Ndërsa e fajësojnë se po e kthen Vlorën në “delen e zezë” të turizmit shqiptar, socialistët i thonë se në ballafaqim do të jetë edhe Edi Rama. “Kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor. Në mbledhje duhet të ftohen edhe deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin dhe deputetin tonë Z.Edi Rama”.

https://lapsi.al/2021/03/05/termet-ne-vlore-edi-rama-presion-dritan-lelit-te-jape-doreheqjen-gati-afrim-qendro/

Është e qartë se pakënaqësitë për pastrimin, rrugët me gropa, apo shërbimet e munguara për qytetarët janë vetëm një pretekst. Sepse në realitet, socialistët e Vlorës po i ngrenë kryetarit të tyre një pusi për ta ndëshkuar dhe më pas shkarkuar nga detyra, sepse ai guxoi të mos i bindej kërkesës së Edi Ramës për dorëheqje.

Fati i Dritan Lelit u shenjua me fitoren e mandatit të tretë dhe tani nis hakmarrja e Ramës. Dorëheqjen e Lelit, kryeministri e kërkoi në heshtje disa muaj para zgjedhjeve. Përgjigjia negative nuk ishte si opsion, madje ishte bërë gati edhe zëvëndësuesi, Afrim Qendro, krahu i djathtë i drejtuesit politik të PS në këtë qark, Damian Gjiknuri.

https://lapsi.al/2021/03/08/rama-pranon-se-i-kishte-kerkuar-dritan-lelit-doreheqjen-nga-drejtimi-i-bashkise-vlore/

Shkak i nxjerrjes së Lelit nga zyra e Bashkisë ishte degradimi i marrëdhënies mes tij dhe Gjiknurit, që krijonte një ngërç të pakapërcyeshëm në prag të fushatës së 25 Prillit. Refuzimi i Lelit për të dhënë dorëheqjen u pasua me kërcënime të forta, ndërsa në kujtesën e të gjithëve ishte fundi që iu rezervua paraardhësit të tij Shpëtim Gjikës. Mbetet për t’u parë se sa gjatë do ta mbajë Leli presionin. Në anën tjetër Rama, i gjithëpushtetshëm, kërkon që për dramën e Lelit të përdorë skenën e teatrit "Petro Marko" të Vlorës.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI