“Jam shume dakord me lalin qe bashkimi ben fuqine, por ne radhe te pare me mua, Ermonelen, Fadilin, pastaj me prurjet qe kaluan me parametra zero ne merkaton e janarit, Gledionin (alias Mina Kusta) sipas vendimit per heqjen e mandatit nga dekriminalizimi dhe me pas Nasipi, qe e ka PS, vetem partine e katert ku aderon, pas qenies sekretar organizate ne PPSH ne Fakultetin juridik, kur ishte student i ardhur nga klasa punetore nga shkolla e mesme e nates, faji i babait tim qe ishte shef arsimi ne ate kohe, aderimit ne PAD e Cekes si drejtor kuadri ne MB, LSI dhe tani e katerta, e verteta. E me te drejte gjyshi im ne keto kushte kur dhe kryeplaku po mer vrull te kandidoje vete ne BR, do te thoshte, zoti e ndihte shef Klosin (u ngrita ne kembe per te disaten here)" ka shkruar Shameti.https://lapsi.al/2021/03/06/prapaskenat-pse-po-ikin-kandidatet-nga-lista-e-ps/ Komenti i Shametit është shoqëruar me heshtjen e të tjerëve, por ka hapur tashmë një temë delikate në Berat. Çfarë i është premtuar të ardhurve nga LSI? Në zgjedhjet e kaluara, Blendi Klosi ishte në krye të listës së kandidatëve të PS në Berat. E dyta në listën e socialistëve qe Ermonela Valikaj, i treti qe Adnor Shameti dhe i katërti, Fadil Nasufi.
Bashkimi ben fuqine! ? #PurpleWave ?? pic.twitter.com/gMrTYOcIJO
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) February 12, 2021