Flash

Ndërkombëtarët në fushatë kundër Tom Doshit/ A do ta tradhëtojë Rama sërish?

Lapsi.al 11 March 2021
Ndërkombëtarët në fushatë kundër Tom Doshit/ A do
Herën e parë që Rama u distancua nga Tom Doshi ishte kur e përjashtoi nga Partia Socialiste në mars të vitit 2015, pas akuzave se i kishte shpallur luftë dhe se do të trondiste shumicën, me ato për të cilat kishte dijeni. Rama i quajti të papranueshme sulmet personale dhe e përjashtoi. Tom Doshi u përgjigj duke bërë akuza se kryetari i atëhershëm i parlamentit Ilir Meta kishte paguar sipas tij një person për të vrarë atë dhe deputetin demokrat Mhill Fufi. Për të mbajtur në këmbë qeverinë, Rama gjodhi të besojë Ilir Metën. Pavarësisht kësaj, zgjedhjet e ardhshme parlamentare i gjetën bashkë. Koalicioni me LSI ishte shpërbërë dhe Tom Doshi kandidoi me logon e PSD-së në Shkodër. Disa fërkime që pati në terren me Ditmir Bushatin u mbyllën pas një vizite të vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës në Shkodër. Në prill të vitit 2018, Tom Doshi u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një vendimi të Sekretarit të Shtetit për korrupsion madhor, megjithëse ai nuk kishte mbajtur asnjë pozicion në qeveri. Por sa më shumë afrohen zgjedhjet e 25 Prillit, aq më këmbëngulëse është bërë ambasadorja amerikane, Juri Kim për ta ndaluar kandidimin e Tom Doshit si deputet. E nisi duke kujtuar përcaktimin që ka bërë publikisht Departamenti Amerikan i Shtetit duke kërkuar ndalimin e Tom Doshit në zgjedhje.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkruante ajo duke ndarë në Twitter vendimin e DASH.
Vetë kryeministri ka mbajtur një qëndrim të distancuar kjo përballje. Kim tregoi se Rama i kishte thënë se "ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë”, shkruajti Yuri Kim. Deklarata e saj ngjalli debate, por në fakt tregoi se Rama nuk e kishte mbrojtur ish bashkëpuntorin e tij të afërt në opozitë, votën e të cilit e ka pasur gjithnjë "pro" në mazhorancë. Kur gazetarët e pyetën nëse kishte ndonjë koment për këtë çështje, kryeministri nuk mbajti anën e asnjërit, as të mikut të tij Tom Doshi, as të ambasadores amerikane. “Sa herë të më pyesni për ambasadore, nuk do jap përgjigje se keni abuzuar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston, se faktikisht përgjigja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe e qartë që nuk ka nevojë që të vini ambasadoren amerikane përpare për të më kujtuar detyrën se këtë e di vetë, krijoni telenovela të kota në publik dhe dezinformoni publikun”, tha Rama, duke iu shmangur thelbit të pyetjes, nëse ai ishte pro apo kundër presionit ndërkombëtar për të mos e kandiduar Tom Doshin në zgjedhje. Deklaratat publike të ambasadores Juri Kim, nuk e ndaluan Tom Doshin të regjistrohej si kandidat në dy qarqe, në Tiranë dhe në Shkodër. Fill pas kësaj, në media u publikua një investigim, i një projekti të financuar nga ambasada amerikane, sipas të cilit Tom Doshit, i ishte ndaluar hyrja jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Australi. https://lapsi.al/2021/02/09/video-rama-kapet-mat-per-sulmin-e-yuri-kim-ndaj-tom-doshit/ Në dokumentar zbulohej se: Qershor 2015, ministri i Brendshëm i Australisë i revokoi vizën australiane bazuar në informacione koefidenciale se nuk e kaloi testin e karakterit. Vendimi ishte dhënë 3 vite para se SHBA ti ndalonte atij hyrjen dhe në 2019, ministri nuk pranoi t’i hiqte vizën. Kjo ishte shkak që palët të shiheshin në gjykatë, e cila refuzoi tre nga qëndrimet e palës ankuese dhe pranoi njërën prej tyre, pasi sipas gjykatës, ministri mund të mos ketë patur një mendim të pavarur dhe i kërkoi atij që të tregonte se veproi në mënyrë të pavarur. Deri më tani, ministria që revokoi vizën nuk ka marrë asnjë vendim". Juri Kim nuk e la me aq. Debati që ngjall kërkesa e saj për të mos e lejuar Tom Doshin të kandidojë ka të bëjë me arsyetimin se një qëndrim diplomatik i Shteteve të Bashkuara nuk mund të prevalojë mbi ligjin shqiptar.
“E di që disa persona mund të thonë: "Është e përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA, por nuk është i dënuar" dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë që mungojnë faktet, por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky person përbën kërcënim për SHBA ka ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar”.
https://lapsi.al/2021/02/08/yuri-kim-kunder-tom-doshit-nje-mandat-me-pak-pe-ramen/ Në betejën e ambasadores amerikane për të nxjerrë Tom Doshin nga politika, u bë palë edhe Partia Demokratike. Sipas një njoftimi për mediat, juristët demokratë i treguan kreu të KQZ-së, Ilirjan Celibashit nenin dy të ligjit për dekriminalizimin. “Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021” Përgjigjia e Tom Doshit ishte se këto ishin shpifje. "Ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit" thuhej në njoftimin e PSD. Me Ramën e distancuar dhe me kërkesën e njëzëshme të opozitës dhe të ambasadës amerikane, i gjithë presioni duket se është mbi Ilirjan Celibashin. Ky është emëruar në postin që mban nga mazhoranca socialiste, që kontrollon të gjithë hierarkinë e KQZ. Për këtë arsye, pyetja e vetme në këtë situatë është: A do ta lëshojë Rama për të dytën herë, apo do ta ruajë bashkëpuntorin e tij të afërt nga sulmi i ndërkombëtarëve?©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI