Flash

Spiropalizohet edhe Najada Çomo/ Nis fushatën me video përkrah Skënderbeut

Lapsi.al 10 March 2021
Spiropalizohet edhe Najada Çomo/ Nis fushatën me video përkrah

Asgjë në fushatën e rilindjes nuk është e rastësishme. Ndërsa katër vite më parë në zgjedhjet e 2017, po në Tiranë, Elisa Spiropali e krahasoi shefin e saj me Skënderbeun, këtë radhë është mjekja Najada Çomo që ka xhiruar videon e parë elektorale duke pasur në sfond heroin tonë kombëtar.

Në disa kënde ku është vendosur kamera në perspektivë dallohet qartë Gjergj Kastrioti. "Një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti maksimal i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie", thotë ajo me Skënderbeun pas krahëve, i cili duket në më shumë se gjysmën e minutazhit të videos.

 

Por momenti kur gjithçka degjeneron në grotesk, është ai kur komandantja e betejës kundër Covid 19 identifikon gjeneralin e saj. Gjuha filmike është shumë e lexueshme. Në fund të videos, doktoresha aktore kthen shikimin lart në qiell nga monumenti i Skënderbeut.

Por në vend të tij, në pamje shfaqet Edi Rama i mbuluar me maskë që në krah të djathtë ka slloganin: "Shqipëria e ardhmja jonë".

Natyrisht video e fushatës së doktoreshës, që mban numrin 2 në listën e Tiranës, u shfaq fillimisht në faqen e Facebookut të Skënderbeut aktual, kryeministrit që kërkon mandat të tretë.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI