Flash

(VIDEO) Gjithçka ndodhi nga përplasja e Metës me policët bashkiakë

Lapsi.al 12 March 2021
(VIDEO) Gjithçka ndodhi nga përplasja e Metës me policët

Afrimi ditë pas dite i zgjedhjeve parlamentare shpjegon edhe raste përplasjesh fizike si kjo e sotmja, ku mjaftoi një shkresë e pafirmosur dhe vulosur me qëllim nxjerren e një partie opozitare nga zyrat e saj, për të shërbyer si katalizator i një përplasje të paprecedentë.

https://lapsi.al/2021/03/12/andi-bushati-komenton-videon-e-metes-duke-u-perleshur-me-policine-edhe-grushti-im-bashke-me-ate-te-te-cmendurit-meta/

Zyrat e Frymës së Re Demokratike u rrethuan mëngjesin e sotëm nga policia bashkiake, e cila nuk lejonte stafin të hynte brenda dhe kishte prerë dritat. Qëllimi ishte detyrimi e partisë së koalicionit opozitar të lironte zyrat. Shkresa e Bashkisë nuk mbante firmë dhe vulë. Në tentativat e FRD-së për të mbajtur zyrën erdhi vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që u njoftua nga kreu i FRD-së së Tiranës, Sali Shehu, për sjelljen e Policisë Bashkiake.

Situata degradoi shpejt. Pati përplasje të forta mes vetë Presidentit, shoqëruesve të tij dhe anëtarëve të FRD-së me policët bashkiakë. Vetë Meta, i nxehur, u përplas me policët duke i bërtitur "përjashta", e duke i shtyrë me forcë.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/M4Sysnj98zvq2nWZ8nqp_12_26992f2e9edf4a866959903be114a71a_video_360p_converted.mp4"][/video]

"Dilni përjashta mos krijoni probleme, kaq po ju them se do iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them”, kanë qenë fjalët kërcënuese të Presidentit pas përplasjes.

[video width="1964" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/IMG_3300.mp4"][/video]

Pas takimit me Sali Shehun, Ilir Meta doli dhe mbajti një fjalë para mediave. Aty, Presidenti do të bënte një konstatim dhe tre thirrje.

“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, që nuk ka as emër titullari që të mbajë nesër përgjegjësi nesër, që nuk ka as numër protokolli, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare e cila synon të konkurrojë në kushte të barabarta në zgjedhja, duke keqpërdorur bashkinë bandë, padyshim që është tepër irrituese dhe është një paralajmërim për qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë, mbi procesin zgjedhor me garanci dhe integritet." - theksoi Meta, i cili vazhdoi duke i bërë thirrje opozitës të zgjohet.

"I bëj thirrje gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të rregullave të garës sepse do të jetë vonë për jo për popullin shqiptar në rast se do vijojë të tolerojë sjelljet e partisë bandë. Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së zoti Shehu për këtë situatë, po kaloja këtu rastësisht dhe ju e patë si dhunohet nga njerëz pas asnjë autorizimi, kryetari i FRD-së së Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i Republikës." - u shpreh Presidenti, i cili vazhdoi me dy thirrje të tjera, një për policinë dhe një tjetër me nuancë kërcënuese për Erion Veliaj.

Po i paralajmëroj dhe njëherë të gjithë policët, bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, zbatoni ligjet! Të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit shqiptar. Kaq. Dhe po i them kryepalaços së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë se çfarë kë bërë pa firma dhe me firma. Prandaj mos iu bind më urdhrave të të çmendurit sepse ai do nxjerrë kartelën e të sëmurit psikik më 25 prill apo ndoshta dhe më përpara” – përmbylli Meta.

(Në foto: Selia e FRD-së, ish-selia e Partisë Demokratike) 

E ndërsa videot do të bënin xhiron e mediave, më shumë dritë do ti hidhte Erion Veliaj ngjarjes, ku në stilin e tij tipik të djalit të edukuar dhe konform rregullave, tha për 'News 24'-n se Ilir Meta duhet të vepronte si ai, që kur ka një problem me shkresat thjesht ti drejtohet gjykatës dhe "mos të zihet me grushta me këdo që mendon ndryshe". 

Veliaj u shpreh se prona do të merret, ndërsa kjo forcë politike mund të ankimojë vendimin.

“I kemi çuar shkresa dhe partive të tjera që nuk përfitojnë zyra. Partitë e tjera e kanë respektuar lirimin e ambientit. Sipas ligjit, FRD nuk përfiton zyrë, duhet të lirojë ambientet. Ajo zyrë është pronësi e Bashkisë së Tiranës, me hipotekë e gjithçka”, tha Veliaj, i cili shtoi se FRD po abuzon me një "të çoroditur mendërisht", për Ilir Metën, duke e përdorur si "të fortin e lagjes" për të mbrojtur selinë.

(Në foto: shkresa pa vulë dhe firmë dërguar kreut të FRD-së Tiranë për lirimin e ambienteve të godinës) 

Nga Presidenca reagimi nuk vonoi. Ishte zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, që i bëri thirrje Veliajt që të mos detyrojë Kreun e Shtetit të thërrasë qytetarët dhe ta përzënë që sot nga bashkia.

“Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë”, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

Sipas tij, Veliaj nuk ka për ti shpëtuar kurrë dënimit qytetar, duke i kujtuar shembjen e Teatri.

“O vemje, mbaj shënim: 1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për shumë afera të tjera. 2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo”, shkroi Blushi në Facebook.

Pas përplasjes, Sali Shehu, kryetar i degës së Tiranës së Frymës së Re Demokratike dha detajë për ngjarjen në media.

“Në mëngjes u futa në zyrë dhe prita të vijë stafi. Mora telefonatë poshtë, që më thanë se më kanë ndaluar hyrjen. Tentova të lidhem me z.Veliaj, por nuk më është përgjigjur. Unë njoftova të gjitha mediat dhe drejtuesit e shtetit, kryeministrin, kryetarin e bashkisë, presidentin, do të njoftoj edhe selitë diplomatike. Një gjë është e sigurt, kjo do të jetë epiqendra e situatës në Tiranë. Do ja dalim, se kemi bindje që gjithë partitë që janë rreshtuar në krah të kësaj situate, kanë mbështetje nga shqiptarët, këtë do ta vërtetojë 25 prilli dhe këta pastaj të gjejnë vend të futen. Kam njoftuar zyrtarisht prokurorin e Tiranës, që do të sjellë grupin e gatshëm për të vërtetuar dhunën e ushtruar ndaj stafit të FRD dhe Presidentit”, theksoi ai.

Për ngjarjen reagoi Partia Demokratike në një deklaratë për mediat, ku theksohej se Edi Rama po vepron në panik, pasi, sipas PD-së, ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur.

"Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët. Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur." - thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Nga kampi opozitar pati plot reagime. Sali Berisha tha se këto ishin "veprime puçiste terroriste te Edvin Droges!", Dashamir Shehi u shpreh se "Bastisja e FRD, akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit!", ndërsa Agron Duka theksoi se ky ishte "një akt arbitrar që tregon mënyrën abuzive me të cilën vepron Edi Rama, për sa kohë FRD ishte në koalicion me PS-në, nuk ua prekte zyrat, tani që ka kaluar në opozitë i ushtrojnë presion duke i larguar nga zyrat." 

Qartazi opozita e quan ngjarjen e sotme një provokim dhe bullizim të mazhorancës ndaj opozitës. Ndërsa emri i Edi Ramës, si lojtari në hije i kësaj bastisjeje me prapavijë politike u artikulua nga Presidenti dhe krerët opozitarë, nga kryeministri, deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, ende nuk ka një reagim për ngjarjen. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI