Flash

Shikoni episodin e parë/ Starton seriali humoristik për Lali Erin

Lapsi.al 16 March 2021
Shikoni episodin e parë/ Starton seriali humoristik për Lali Erin

Ashtu sikurse Lapsi.al e paralajmëroi dje tashmë është on line episodi i parë i serialit të animuar "Aventurat e Uriah Fikut". Me të starton një praktikë e re dhe e panjohur e satirës politike. Vënia në lojë e personazheve përmes një subjekti që ka në qendër kryebashkiakun, kryeministrin, Mamicën e Skënderbeut, Tao Pallën do shfaqet për publikun nga Brryli Brodëay.

Sikurse mësoi Lapsi.al ky serial, episodet e të cilit do të jenë të shkurtra, 6-7 minuta do të ketë personazh qëndror me pseudonimin Uriah-Fiku, Erion Veliajn. Intriga kryesore e tij do të përqëndrohet në lojnën lot dredha të Lalit edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t’iu servilosur Edi Ramës, por edhe njëkohësisht për ti vënë stërkëmbshka që mund të sjellin dështimin e tij dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj.

Pikërisht antiteza e kësaj loje me kok a pil, shkakton situatat humoristike deri në gajasje dhe zbërthimin e një personzhi që me të gjitha akrobacitë e tij ka një potencial të mjaftueshëm për ti bërë njerëzit të qeshin.

Episodi i parë i serialit të titulluar “aventurat e Uriah-Fikut”  (shiko videon poshtë), hapet me Veliajn që del që pa gridhë nga shtëpia tek Kodra e diellit me makine dhe e fillon ditën me mashtrim duke zbarkuar ne bashki me biçikletë. Ndërkohe që Mamica dhe ministrat e tjerë e marin ne telefon ai i thote se është i zënë sepse ka takime me ambasadorë, Ndërkohë që ka marrë mbi vete një detyrë më të rëndësishme: të çojë në shkollë djalin e shefit. Mënyra se si ai kujdeset për fëmijën, shkakton debate midis prindërve të të voglit. Episodi mbyllet me Ramën që kërkon të eksperimentojë live mbi kryebashkiakun një vaksinë të pa çertifikuar.

©Lapsi.al 

[video width="254" height="144" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/IMG_3347.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI