Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Shifrat e mashtrimit me shëndetësinë falas/ Sa janë rimbursuar ata që kaluan Covid

Lapsi.al 16 March 2021
Shifrat e mashtrimit me shëndetësinë falas/ Sa janë

 

Sa më shumë testohet, aq më tepër fabula e shëndetësisë falas rezulton një mashtrim gjigand. Kjo vihet tre edhe në shifrat krejtësisht minimale të atyre që janë rimbursuar nga shteti, pas përballjes me pandeminë e Covid 19. Pas një debati të madh publik, vetëm nëntë muaj pas fillimit të pandemisë qeveria miratoi në nëntor vendimin “Për miratimin e paketës së trajtimit COVID-19 ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19”. Pra sipas tij, të gjithë ata që nuk shtroheshin në spital, por i përballonin personalisht kostot e shërimit do të rimbursoheshin nga shteti në dy forma: Ata që kalonin më lehtë sëmundjen, pra që kuroheshin me ilaçe të thjeshta dhe vitamina do të merrnin 16 mijë lekë të vjetra ndërsa ata që kalonin formë më të rëndë me afro gati 110 mijë lekë. Përpos presionit të opozitës qeveria ishte e detyruar ta merrte këtë vendim edhe nga detyrimi i ligjit “Për parandalimin e sëmundjeve infektive”, i cili thekson se çdo individ i prekur duhet të kurohet falas.

Po çka ndodhur ndërkohë?

Nga nëntori deri në në fund të janarit, sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetëso janë rimbursuar vetëm 2988 receta. Por në këto 40 ditë që pas daljes së vendimit në 18 nëntor sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë kanë rezultuar të infektuar 48 mijë persona. Pra ndonëse ka një vendim qeveria nga ia nuk kanë përfituar as 7% të atyre që e kanë kaluar këtë sëmundje. Këto të dhëna dalin nga një rekomandim që institucioni i Avokatit të Popullit i ka bërë Ministrisë së shëndetësisë.

Por, fabula e dështimit të shëndetësisë falas nuk përfundon këtu. Sepse në Vendimin e qeverisë dhe në aktet e ministrisë të shëndetësisë që e zbërthejnë atë ka edhe shkeje të tjera flagrante. Kështu institucioni i avokatit të popullit vërem se nga rimbursimi janë përjashtuar të gjithë ata që e kanë kaluar sëmundjen para nëntorit 2019, pra para kohës së daljes së vendimit të qeverisë. Po ashtu përjashtohen edhe ata të cilëve tamponi iu ka dalë pozitiv në privat dhe nuk e kanë bërë atë në shtet.

Pra, po të krahasohet numri i atyre që janë infektuar dhe janë detyruar të blejnë ilaçe në këtë një vit pandemi, me numrin e recetave të rimbursuara që nuk e kajojnë 3 mijë persona, del qartë se sa bllof e ka nxjerrë kriza e Covid 19, fabulën e shëndetësisë falas.

Në një studim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në fund të vitit të shkuar, theksohej se rreth 72 mijë familje ose 8% e totalit kanë rënë në varfëri, pasi paguajnë nga xhepi shpenzimet shëndetësore. Studimi nënvizonte se në Shqipëri mbrojtja financiare nga shteti është më e dobët në krahasim me vendet e tjera të Evropës dhe rajonit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI