Flash

VOA: Mësuesit që refuzojnë AstraZeneca kanë frikë të flasin

Lapsi.al 16 March 2021
VOA: Mësuesit që refuzojnë AstraZeneca kanë frikë
Vaksinimi me AstraZeneca që ka krijuar probleme, më shumë psikologjike sesa shëndetësore, po përcillet me frikë edhe tek arsimtarët që po injektohen me ampulën e Oksfordit në Shqipëri. Por, nëse në TV po qeveritare procesi u përcoll sot me nota propagandistike, duke treguar arsimtarët që po vaksinoheshin në Gjirokastër, Durrës dhe Shkodër, Zëri i Amerikës ka dhënë një pamje më reale të asaj që po ndodh.

Pikëpyetjet për Astra Zenecan, çfarë do diskutojnë ekspertët e OBSH

Sipas kronikës së transmetuar në edicionin e orës 18 00 theksohet se shumë mësues e kanë rrefuzuar vaksinën nën trysninë e asaj që po ndodh në vendet europiane që e kanë bllokuar përkjohësisht atë. Por pjesa më e trishtë e kronisës së gazetarit Ilirain Agolli ishte ajo kur ai raportoi se shumë prej kandidatëve për të marë vaksinën britaniko suedeze, ishte ajo kur kandidatët që nuk parnonin të bënin vaksinën trembeshin të flisnin për media nga frika se mos kjo pasohej me sanksione me punën e tyre në shkolla (shikoje ketu). Mjafton ky fakt i thjeshtë për të treguar mentalitetin me të cilën po i përdor qeveria vaksinat. Ato shihen si një trofe elektorale dhe jo si një mjet për të mposhtur përhapjen e epidemisë. Përndryshe arsimtarëve nuk do t'u bëhej presion që të mos tregonin arsyet se përse ata refuzojnë të vaksionohen.

Reziku i vaksines AstraZeneca dhe principi i parandalimit

Lidhur me rastet e vaksinimit sot ka folur edhe kryeministri Rama nga Durrësi: "Nuk kanë asnjë faj njerëzit që të shqetësohen nga lloj-lloj lajmesh dhe lëvizjesh që mund të kenë 1001 arsye. Kjo është një luftë e madhe për jetën dhe është një luftë e madhe tregtare. Ka shumë vende që nuk e kanë ndaluar përdorimin e saj. Ne nuk të ndalojmë vaksinimin thjeshtë për në dyshim që lidhet me një histeri tjetër. Edhe pjesa tjetër që janë bërë pezullimin presin konfirmimin e OBSh dhe EMA. Nëse do thonë ndaloni do ta ndalojmë. Dot po flisja me Londrën dhe janë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe nuk ka asnjë problem dhe agjencia britanike ka vazhduar me vaksinimet" tha ai. Ndërsa ministrja Manastirliu shtoi:  "Sot Komiteti do të mblidhet për të vlerësuar situatën, por do të presim vendimin e OBSH dhe EMA". Në fakt deri tani me gjithë incidentet nuk ka një provë shkencore se AstraZeneca krijon probleme serioze me shëndetin. Shumica e vendeve të BE që e kanë bllokuar atë e kanë bërë për arsye preventive. Por gjithësesi, kudo, procesi i vaksinimit është vullnetar dhe detyriimi për tu çpuar lidhet drejtpërdrejt me minimin e besimit tek procesi. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI