Flash

Katër sondazhet/ Si ndahen mandatet e deputetëve në Tiranë

Lapsi.al 19 March 2021
Katër sondazhet/ Si ndahen mandatet e deputetëve në Tiranë

Në të gjitha sondazhet e televizioneve po tërheq vëmendjen beteja kryesore e zgjedhjeve për fushbetejën më kryesore ku ndahen plot 36 mandate, atë të kryeqytetit Tiranës. Por ajo që bie më në sy është fakti se televizionet që kanë politika editoriale më pranë qeverisë nxjerrin më përpara Rilindjen, ndërsa ato që mbajnë qëndrim më kritik nxjerrin përpara opozitën. Në këtë kuptim më shumë se qartësi sondazhet krijojnë mjegull dhe e kalojnë debatin nga ai i bilancit të shumicës dhe propozimeve të rivalëve të saj në një përplasje shifrash pak të besueshme. Megjithëatë Lapsi.al ka bërë një rishikim të të gjithë shifrave që  nxjerr sejcili sondazh.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve prezantoi sonte në emisionin “Open” sondazhin për mënurën se si ndahet Tirana. Sipas tij PS fiton 19 deputetë, PD-ja 16 dhe LSI 1.

Në tabelën më poshte shfaqen edhe përqindjet sipas partive në testimin e bërë në periudhën 3 deri më 9 mars 2021. Tek ky sondazh reflektohet politika e rilindjes për të zhdukur nga  skena LSI në shkallë kombëtare që duket edhe në shifrat e kryeqytetet ku forca e Monika kryemadhit del vetëm me një mandat.

Pak a shumë të njëjtat raporte pozitië - opozitë reflekton edhe sondazhi i tretë kombëtar i MRB-së për Euronews Albania me ndryshimin e vetëm se këtu LSI shfaqet pak më lart duke marrë një deputet më shumë, pra dy. Sipas të dy sondazheve PD dhe LSI ndeshen me njëra tjetërn për një mandat në Tiranë.

Poshtë perqindjet e partive sipas MRB-së për Euronews.

Ndonëse një sondazh emblematik si ai që zhvillon "Report TV" nuk ka dhënë ende parashikim për Tiranën në rang kombëtar ato afrohen më shumë me sondazhin e Top Channel. Këtë gjë e theksoi në studion e Open edhe Karlo Bolino që disa herë u kujdes të thotë se dy sondazhet janë të ngjashme.

 

Ndërsa krejt ndryshe e japin situatën në Tiranë dy sondazhet e televizioneve më pranë opozitës. Kështu sondazhi i italianit Antonio Noto që ka një traditë në gjetjen e rezultatit të zgjedhjeve në tre palë gara pretendon se opozita është fituese në Tiranë. Ai nuk ka bërë ndarje me mandate por në përqindje e nxjer opozitën me 50% dhe PS me 48%, ndonëse rezultati është pak më i vjetër, i periudhës së mesit të janarit.

Ndonëse nuk ka nxjerrë rezultate me mandate për kryeqytetin sondazhi i Flame Tree Advisors, i transmetuar në Syri.Net, i cili në rrafsh kombëtar nxjerr fituese opozitën, ka dhënë një tjetër panoramë të votuesve të Tiranës. Sipas tij në shumicë dërrmuese, më shumë se 69.7 për qind e qytetarëve të Tiranës mendojnë se Rama po punon keq dhe dobër. Vetëm 13.4 për qind mendojnë se ai po punon shkëlqyeshëm.

Të njëjtat diferenca të theksuara mes shifrave të TV rivale duken edhe për qarqe si Elbasani dhe Durrësi, gjë që e çorodit skajshmërisht besimin e publikut tek shfaqet televizive që shikon në prime time.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI