Flash

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

AstraZeneca "e sigurtë dhe efikase"/ EMA: Të vazhdojë vaksinimi

Lapsi.al 18 March 2021
AstraZeneca "e sigurtë dhe efikase"/ EMA: Të vazhdojë
Agjencia Europiane e Barnave ka dalë në përfundimin se vaksina “AstraZeneca” do të vazhdojë të injektohet, pasi nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët. Drejtorja e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Emer Cook, deklaroi pasditen e sotme, se komiteti i sigurisë i agjencisë kishte vendosur “se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive dhe se përfitimet tejkalojnë rreziqet e mundshme. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të përgjithshme të rrezikut të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut”. Më tej Cook tha se do vazhdojnë të kryhen studime të tjera vëzhguese për të hetuar rastet, ndërsa u kërkon qytetarëve, të cilët marrin vaksinën dhe kanë efekte anësore, që t’i raportojnë ato. AstraZeneca disa ditë më parë njoftoi se 17 milion njerëz kishin marrë deri tani dozën e AstraZeneca dhe se incidentet e mpiksjes së gjakut ishin “shumë më të ulëta sesa pritej të ndodhnin natyrshëm në një të gjithë popullsinë”. Rregullatori Evropian gjithashtu arriti në përfundimin se "vaksina nuk ishte e shoqëruar me një rritje të përgjithshme të rrezikut të trombozave ose mpiksjes së gjakut", por "nuk mund të përjashtojë përfundimisht" një lidhje me ato çrregullime . Organizata Botërore e Shëndetësisë më parë kishte rekomanduar vazhdimin e përdorimit të kesaj vaksine. Rregullatori britanik kembengulte se nuk ka "asnjë provë" se vaksinat anti-Covid të AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech shkaktojnë mpiksje të gjakut. Në të kundërt, studiuesit norvegjezë njoftuan se kishin krijuar një lidhje midis vaksinës dhe trombozës.   Lexo më tej:

Reziku i vaksines AstraZeneca dhe principi i parandalimit

Kush janë vendet që kanë pezulluar përdorimin e saj? AstraZeneca ka thënë se 17 milion njerëz kishin marrë deri tani dozën e AstraZeneca dhe se incidentet e mpiksjes së gjakut ishin “shumë më të ulëta sesa pritej të ndodhnin natyrshëm në një të gjithë popullsinë”. Austri Austria pezulloi përdorimin e një grupi të vetëm të vaksinës ‘AstraZeneca’, të hënën e kaluar, pasi një person u diagnostikua me trombozë dhe vdiq 10 ditë pas vaksinimit. Estonia, Letonia, Luksemburgu, Lituania dhe Rumania Këto vende gjithashtu pezulluan vaksinimet, por vetëm ato nga e njëjta seri prodhimi si Austria, e quajtur ABV5300 dhe e dërguar në 17 vende, me 1 milion doza. Danimarka Danimarka ishte një nga vendet e para që pezulloi të gjitha vaksinimet AstraZeneca pasi një grua 60-vjeçare pësoi mpiksje gjaku dhe më pas vdiq. Agjencia kombëtare e shëndetit e vendit tha të enjten se nuk kishte lidhje mes mpiksjeve dhe vaksinës, por do të ndalonte për dy javë. Norvegjia dhe Islanda Të dy vendet ndoqën Danimarkën në të njëjtën ditë. “Ne jemi duke pritur për më shumë informacion për të parë nëse ka një lidhje midis vaksinës dhe këtij rasti të mpiksjes së gjakut“, tha Geir Bukholm i Institutit Kombëtar të Shëndetit të Norvegjisë. Në Norvegji kanë ndërruar jetë dy persona, një prej tyre mjek, i cili ndërroi jetë ditën e sotme. Hollanda dhe Irlanda Ministritë shëndetësore Hollandeze dhe Irlandeze thanë të Dielën se po pezullonin përdorimin e vaksinës si masë paraprake pas raporteve të një vdekje dhe tre shtrimeve në spital në Norvegji një ditë më parë. Ministri holandez i shëndetësisë, Hugo de Jonge, tha: “Ne nuk mund të lejojmë asnjë dyshim në lidhje me vaksinën.” Gjermania Ministria gjermane e shëndetësisë njoftoi, sot, përdorimin e “AstraZenecas”. Autoriteti i vaksinave të vendit, Instituti Paul Ehrlich “e konsideron hetimin e mëtejshëm të nevojshëm pas raporteve të reja të trombozës cerebrale të trurit në lidhje me vaksinimin në Gjermani dhe Evropë”. Franca Presidenti, Emmanuel Macron, tha se Franca gjithashtu do të ndalojë administrimin e dozave të AstraZeneca dhe shpreson të rifillojë kur EMA të përfundojë një hetim, që pritet të Enjten. Italia Italia, e cila kishte ndaluar më parë të njëjtin grup ABV5300 si Austria, por zgjeroi periudhën kohore të ndalimit të saj, deri në marrjen e vendimit nga EMA. Spanja Ministri spanjoll i shëndetësisë tha mbrëmjen e djeshme se qeveria do të pezullojë vaksinën për të paktën dy javë.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI