Shprehja se “çudia më e madhe 3 ditë zgjat” i shkon më së miri mënyrës se si u mbyll skandali i rrahjes së militantëve të PD-së në Elbasan. Dhuna u faktua përmes pamjeve filmike në momentin që militantët e PD-së nisën thirrjet “Rama ik”. Ata që i goditën me grushat dhe shqelma u identifikuan në media, por asnjë nuk u shoqërua në polici. Socialistët fajësuan militantët që “provokuan” me thirrjet “Rama ik” dhe prishën festën. Rama e anashkaloi, madje tha se opozita po viktimizohej kot.
Përgjigjia e PD-së lokale erdhi nga drejtuesi i qarkut, Gazment Bardhit nga selia e PD-së në Elbasan. Bardhi u shpreh i bindur se një ditë drejtësia do të triumfojë, duke siguruar se “Unë, ekipi ynë dhe Partia Demokratike kemi qenë dhe do të mbetemi deri në fund të distancuar nga krimi i organizuar”.

Ai zgjodhi të dalë në një konferencë i rrethuar nga disa vajza, si për ta theksuar diferencën me imazhin e gangsterëve me të cilët u identifikua Partia Socialiste në Elbasan, ditën që ndodhi rrahja e militantëve të saj.
Kur fushata po i kthehej normalitetit dy ditë më pas, kandidatja PD-së, Flutura Açka organizoi një marshim në bulevardin e Elbasanit bashkë me gra dhe vajza, të cilat mbanin pankarta në duar, ku evokohej qytetari dhe kulturë, ndërsa theksohej fakti se ky kishte tradita në kulturë, arsim dhe dije.

“Policia që duam” në Elbasan nuk e pa të arsyeshme të arrestonte asnjërin prej protagonistëve të dhunës. Prokurorët e “drejtësisë së re” në Elbasan heshtën dhe nuk nisën asnjë procedim penal, duke e lënë në harresë ngjarjen, megjithëse emrat që u përfshinë aty, sipas PD janë të lidhura me krimin e organizuar.
https://lapsi.al/2019/06/05/kush-eshte-ilir-ndraxhi-deputeti-i-ps-qe-del-ne-pergjimet-e-bild/
Në Shijak, situata është ndryshe. Katër vite më parë, Vangjush Dako i Partisë Socialiste angazhoi Avdylajt në këtë zonë, të cilët mbështesnin kandidatin Ilir Nraxhi. Kur publikoi përgjimet e dosjes 339, Gazeta Bild shkruante se emri i Nraxhit u fut në listën e kandidatëve të PS nga vetë Astrit Avdylaj. Nga dosja 339/1 janë dërguar për gjykim 21 komisionerë të cilët kishin mbushur kutitë e votimit me vota fiktive. Edhe në këto zgjedhje PS ka si ofertë Ilir Nraxhin, që është sërish kandidat.

Por në këtë zonë, Partia Demokratike ka vendosur të kandidojë Rezart Tushajn. Në media flitet për një dëbim të tij nga Zvicra për shkak të përfshirjes në trafikun e heroinës. Tushaj ka deklaruar në formular dëbimin nga Zvicra, por thotë se nuk e mban mend nëse është arrestuar ndonjëherë për trafik heroine apo jo. Tushaj mund të shihet në këtë video (Kliko ketu) që e shpërndau në Facebook Sali Berisha, i rrethuar nga një grup djemsh dhe burrash që bërtasin me dy gishtat lart.
[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/Rezart-Tusha.mp4"][/video]
Pas akuzave se ai preket nga ligji për dekriminalizimin, PD kërkoi verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka nisur procedurën për kandidatin. Gjasat janë që votat e PD në Shijak të mbrohen nga grupi që Tushaj kishte mbledhur për të përshëndetur Sali Berishën në video, duke mos ia lënë në dorë votat as “policisë që duam” dhe as “drejtësisë së re”. Mbetet për t’u parë ku do të jetë më efektiv rezultati i opozitës.©Lapsi.al