Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Hetimet/ Si u ekzekutua miku i Lul Berishës në atentatin mafioz në Durrës

Lapsi.al 20 March 2021
Hetimet/ Si u ekzekutua miku i Lul Berishës në atentatin mafioz

Durrësi, zona elektorale ku kandidon vetë kryeministri i vendit, u trondit mëngjesin e së hënës nga një tjetër ekzekutim mafioz. Menjëherë dolën në sipërfaqe emrat e zakonshëm të bandave kriminale që “mbretërojnë” në këtë qytet. Viktima e radhës është Edmond Koçi, 43 vjeç, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi". Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, në lagjen 16, pranë Drejtorisë Arsimore, pranë shtëpisë së prindërve të tij.

Si ndodhi ngjarja

Dëshmitarët thanë se dëgjuan 2 breshëri kallashnikovi. Autorët i prenë rrugën me makinë, furistradës Mercedes Benz ML të Koçit. Shoferi, mik i viktimës doli nga automjeti dhe iu drejtua me fjalët: “Ça ka?”. pory nga makina tjetër kanë dalë 2 persona të armatosur. Të dy kanë qenë të kamufluar me veshje ushtarake dhe të maskuar me shall e kapuç. Ata kanë hapur zjarr ndaj Çekiçit duke e lënë të vdekur në vend. Është e paqartë se si shoferi mundi t’u shpëtojë plumbave.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-20-at-09.36.02-1.mp4"][/video]

Policia e Durresi ka shoqeruar mbi 20 persona lidhur me vrasjen e Edmond Koçit, mes tyre edhe shoferin e viktimës, ky i fundit deshmitare okular në momentin e ekzekutimi.

Lapsi.al mëson se në dëshminë që ai ka dhënë para hetuesve ka thënë se pasi i prenë rrugën me makinë, autorët janë afruar në anën e pasagjerit, ku po qëndronte Edmond Koçi. Ai ka sqaruar se ai doli nga makina të kërkonte sqarime, por autorët pasi shkëmbyen pak fjalë e kane qëlluar me breshëri automatiku, kur viktima mbylli derën.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-20-at-09.36.01.mp4"][/video]

“Sapo dëgjova të shtënat ne panik e sipër jam larguar nga automjeti në rrugicën ngjitur. Nëse do të qëndroja aty do të më vrisnin edhe mua. Nuk i njoh personat që qëlluan dhe as kam dijeni nëse Mondi kishte apo jo konflikte me persona të tjerë. Ne njiheshin prej pak kohesh dhe nuk jam në dijeni te konflikteve apo mosmarrëveshjeve që mund të kishte” – ka thënë shoferi para hetuesve.

Ajo që ndodhi më pas është e njohur. Autorët e braktisën makinën në afërsi të Sukthit ku i vunë flakën bashkë me armën kallashnikov që përdorën në krim. Makina e tyre “Benz” i zi ishte me targa të vjedhura në Tiranë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-20-at-10.22.02.mp4"][/video]

Hetimet

Pista kryesore e hetimeve është e kaluara e 43-vjeçarit. Rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit dhe janë pyetur nëse kishin dijeni për ngjarjen dhe më pas janë lënë të lirë. Mes tyre janë të afërm, rreth shoqëror dhe familjarë.

“Mond Çekiçi” ishte shoku i ngushtë i Edmir Bregut, nga Kukësi, i cili gjithashtu është ekzekutuar dy muaj më parë, më 24 janar të këtij viti, me breshëri kallashnikovi. Edhe miku i tij i ngushtë kishte dy emra, pasi njihej edhe si Ilir Kuçi, ai po udhëtonte me makinën "Porsche Cayene" kur u ekzekutua dhe është vrarë afërsisht në të njëjtin vend ku u vra sot Mond Çekiçi.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-20-at-09.36.01-1.mp4"][/video]

Dyshohet se vrasjet janë të lidhura me njëra tjetrën dhe vijnë si pasojë e pazareve të prishura mes grupeve kriminale në Durrës. Edhe këtë herë, policia ngriti pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës, por pa asnjë rezultat.

Kush është viktima

Edmond Koçi konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë. Ai renditej si një anëtarët aktivë të ish-bandës së Durrësit të Lulzim Berishës. 40-vjeçari është dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në maj 2009, ai u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Denoncimi i Berishës 3 vite më parë për Mond Çekiçin: Si e bëri gruan drejtoreshë në Durrës

Vrasja e ushtarit të Lul Berishës në Durrës 20 të shoqëruar nga policia

Breshëri kallashnikovi, shihni është bërë makina e ushtarit të Lul Berishës (VIDEO)

“Çfarë ke?” Shoferi i Mond Çekiçit i pa autorët e atentatit (VIDEO)

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI