Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Gjeopolitika e vaksinave: Si po luan Moska me Sputnik V

Lapsi.al 22 March 2021
Gjeopolitika e vaksinave: Si po luan Moska me Sputnik V

Teksa procesi i imunizimit kundër virusit vdekjeprurës Covid-19 ka përfshirë pothuajse tërë planetin, shumë shtete i ka kapluar dilema për sigurimin e vaksinave të domosdoshme. Mëdyshja mbi përvetësimin e sasive aq shumë të nevojshmë thellohet kur bashkë me ofertat e shteteve prodhuese në lojë hyn edhe gjeopolitika e vaksinave. Për vendet e Europës Lindore “pesha” e një zgjedhjeje të mirëmenduar mbi vaksinën është edhe më e rëndë. Vendet e këtij rajonit duhet të vendosin nëse do të presin plot durim deri sa të mbërrijnë dozat nga BioNTech-Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca apo të pranojnë ofertën këmbëngulëse dhe të shpejtë që vjen nga aleati i vjetër rus. Duhet theksuar që të gjithë këto shtete kanë një mundësi rezervë, përmes mekanizmit COVAX, që është zotuar t’u garantojë mjaftueshëm vaksina sa për të mbuluar 20% të popullsisë.

Krijimi i vaksinave nga vetë shtetet (rasti i Kinës apo Rusisë) dhe jo nga kompani farmaceutike të pavarura ka hedhur një hije dyshimi mbi efektivitetin e marrjes së tyre. Megjithatë shumë ekspertë politikë e shohin zgjedhjen që vendet e Europës Lindore bëjnë mbi vaksinat, si lëvizje të bëra qartazi në bazë të aleancës gjeopolitike. Shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik por edhe ata të Ballkanit Perëndimor kanë pritshmëri të larta ndaj Bashkimit Europian, por radha për të marrë vaksinën është e gjatë dhe përhapja e virusit gjithnjë e më e shpejtë, raporton Këshilli Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Rrugëtimi i pazakontë i vaksinës ruse Sputnik V

Rusia ishte shteti i parë në botë që krijoi dhe regjistroi vaksinën për përdorim të gjerë në Gusht të 2020. Megjithatë, porsa u zhvillua kjo vaksinë hasi në rezistencë. Komuniteti shkencor botëror shfaqi shqetësime për zbulimin aq të shpejtë të Sputnik V, duke hedhur hipoteza se nuk ishin bërë mjaftueshëm teste dhe se shumë nga të dhënat e publikuara nga shteti rus ishin të pamjaftueshme. Megjithë shqetësimet e vazhdueshme të mjekëve dhe skepticizmin e qytetarëve, në dhjetor Rusia filloi vaksinimin masiv dhe zgjedhja ishte e qartë: ose do të vaksinoheshin me Sputnik V ose nuk do të vaksinoheshin fare (kjo pasi vendi nuk importon vaksina). Gjithashtu, Rusia filloi përpjekjet e njëpasnjëshme për të eksportuar vaksinën e vetë. Shteti i parë në botë që e miratoi këtë vaksinë ishte Bjellorusia, e më pas Argjentina, Guinea, Serbia, dhe Bolivia. Nuk vonoi shumë edhe konfirmimi i parë europian kur gazeta prestigjoze në fushën e mjekësisë “The Lancet” publikoi rezultate të shkëlqyera të arritura nga vaksina ruse, duke ndezur kështu një vatër optimizmi për shumë shtete europiane të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura të prodhuesve perëndimorë.

Disa lidërë europianë, duke përfshirë përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell uruan Moskën për suksesin, por u përballën me një poshtërim dhe injorim total nga ana tjetër. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ironizoi faktin se Rusia po ofron teorikisht miliona doza dhe nuk po vaksinon mjaftueshëm njerëz në vendin e vetë.

Shumë kritikë të Kremlinit vunë re se Rusia, jo vetëm që nuk u interesua për aprovimin e europianëve me kollare, por nisi një fushatë dezinformuese dhe denigruese që mbillte dyshim te efektshmëria e vaksinave perëndimore. Nga ana tjetër mbështetës të vaksinës ruse, si CEO i Fondit Rus të Investimeve Direkte Kirill Dmitriev, thonë se Sputnik V është më e mira në botë, shkruan media ndërkombëtare POLITICO. Analistë të tjerë janë shprehur për Agence France Presse se mosmarrëveshjet në rajon për vaksinën i shërbejnë Rusisë. Michal Baranoëski, drejtues në fondin gjerman Marshall, thotë se Sputnik V është bërë një mjet për përhapjen e influencës ruse në Europë, me synim përcarjen e Perëndimit.

Sllovakia një ndër shtetet e fundit që mori dozat e Sputnik V po përballet me një valë kundërshtie të brendshme për sa i takon vendimit. Megjithëkëtë kryeministri i vendit Igor Matovic tha se Covid-19 nuk do t’ja dijë për gjeopolitikën, ndërsa ministri i Jashtëm Ivan Korcok e quajti vaksinën “mjet hibrid lufte”.  Edhe Republika Çeke i ka kërkuar doza Rusisë për të ndalur përhapjen e virusit, ndërsa analisti politik Jiri Pehe thotë se për AFP se përdorimi i Sputnik V në këtë shtet është një qartësisht një strategji politike. Ai nuk u ndal me kaq, teksa e quajti vaksinën ruse një tentativë të radhës politike të Rusisë për tu injektuar në politikbërjen europiane dhe një akt propagande.

Kremlini “fërkon” duart

Pavel Havlicek, një analist i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Praga, thotë se Kremlini ndërkohë po fërkon duart me ligësi, ndërsa përpiqet të minojë besimin dhe unifikim e Europës. Pavarësisht gjithë kontradiktave, ekspertët mjekësor bien dakord se vaksinimi sa më i shpejtë është mënyra e vetme për të dalë nga kriza shëndetësore që ka mbërthyer botën.

Pa marrë parasysh faktin që Agjencisë Europiane të Ilaçeve (EMA) nuk e ka aprovuar këtë vaksinë, Sputnik V ka marrë dritë jeshile nga shumë vende të globit, nevojat e të cilëve nuk janë përmbushur nga partnerët europianë të BioNTech/Pfizer, Moderna apo Oxford/AstraZeneca. Për POLITICO-n, ekspertët shprehen se problemi më i madh aktual i Rusisë nuk është më fitimi i aksesit dhe kredibilitetit global, por mbajtja e ritmit të lartë të prodhimit, teksa kërkesat shtohen dita-ditës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI