Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Në ndeshjen me Lituaninë nuk ishim ne": Manaj e Bare i kanë idetë të qarta "t’i fitojnë të dyja"

Lapsi.al 7 October 2020
"Në ndeshjen me Lituaninë nuk ishim ne": Manaj e Bare i

Dëshirë për të fituar, për të treguar se disfata me lituanezët ishte një rastësi, për të rritur moralin e besueshmërinë e humbur. Ky ishte thelbi i asaj që Rey Manaj e Keidi Bare kanë thënë në konferencën për shtyp, në përgatitjet e zgjatura për shkak të anullimit të miqësores me Armeninë, përpara dy takimeve kualifikuese me Kazakistanin e Lituaninë në transfertë.

"Besoj se këto dy ndeshje janë ndeshje shumë të rëndësishme, sepse në ndeshjen me Lituaninë nuk ishim 100% ne - tha Manaj -. Në ndeshjet e kaluara që kemi bërë, besoj se grupi kishte arritur një ekuilibër dhe këto dy ndeshje shpresojmë që t’i fitojmë të dyja, por duhet të futemi në fushë të përqëndruar dhe të dimë që edhe nëse në letër mund të jemi më të fortë, fusha tregon gjëra të tjera".

Sulmuesi, në xhiron kombëtares që prej 5 vjetësh është gati të marrë përgjegjësitë, në mungesë të shumë lojtarëve me peshë: "Besoj se të gjithë lojtarët në kombëtare duhet të marrin një përgjegjësi që në klubet e tyre nuk e kanë. Për një futbollist është gjëja më e lartë dhe normalisht që kur një lojtar vjen në kombëtare, duhet të japë 100% dhe akoma më shumë se ky është niveli më i lartë i futbollit".

Bare, në anën tjetër, është më racional dhe kërkon ti bëjë gjërat me radhë, duke filluar nga Kazakistani: "Pikë së pari duhet të mendojmë për ndeshjen e parë që është me Kazakistanin që të bëjmë lojën tonë, të futemi në fushë me qëllim për të fituar dhe të zhvillojmë një lojë sa më të mirë. Pastaj çdo gjë e tregon fusha, se çfarë pozicioni duhet të ketë Shqipëria", përfundoi mesfushori i sapo transferuar tek Espanyol.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI