Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Luan me Romën ka idhull një juventin: Kumbulla tregon bisedën pas ndeshjes me Chiellini

Lapsi.al 6 October 2020
Luan me Romën ka idhull një juventin: Kumbulla tregon bisedën pas

”Roma? Jam shumë i kënaqur për këtë hap, kam shkuar në një klub me histori në Itali. Ndoshta më ndihmon me kombëtaren". Marash Kumbulla është si gjithnjë i qetë dhe kokëulur, pavarësisht një transferimi që do të kishte bërë euforik këdo. Roma nuk është një skuadër e zakonshme dhe lojtari i ri i Kombëtares shqiptare e di mirë se ka tashmë vendin e duhur për tu bërë i madh. E megjithatë qendërmbrojtësi nuk kërkon të bëhet protagonist i fjalëve, përpara se për të të flasë fusha: "Trajneri është ai që vendos. Me rëndësi është që kombëtarja të luajë mirë dhe të ketë rezultate. Jam mbrojtës i ri dhe nuk jam unë ai që bëj liderin. Janë Berati e Dermaku para meje që mund të bëjnë liderin. Duhet të stërvitem fort dhe të luaj për ekipin tim" ka thënë Kumbulla në konferencë për shtyp.

Por fakti që luan për Romën nuk e bën të mos pranojë se idhulli i tij është një juventin. Pas sfidës në Olimpico mes Romës e Juventus ai e kapiteni bardhezi Giorgio Chiellini janë takuar e kanë folur dicka bashkë, që mbrojtësi 20 vjecar e tregon: "I kërkova të këmbenim fanellën me Chiellinin, pasi është idhulli im. E gjithë ajo që tha, e që për mua është e rëndësishme ishte bravo, që zgjodha të shkoj te Roma".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI