Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Askush nuk guxon të shprehet: Juventus-Napoli, shtyhet vendimi për 3-0 në tavolinë

Lapsi.al 6 October 2020
Askush nuk guxon të shprehet: Juventus-Napoli, shtyhet vendimi për 3-0

Edhe sot nuk ishte dita e duhur për vendimin e Gjykatësit Sportiv në lidhje me Juventus-Napoli, pas mungesës së të kaltërve në Stadium e rrezikun për të marrë një 3-0 në tavolinë. Gjykatësi Mastrandrea mund të kërkojë një hetim shtesë edhe sepse "pre-ankimimi" i Napolit parashikon dorëzimin e kujtesave nga palët, gjë që mund të sjellë vonesë të ndonjë dite: cështja mund të mbërrijë edhe deri të premten.

Për të mos u nënvleftësuar as rruga paralele e përshkruar nga Figc, me hetimin mbi thyerjen e mundshme të rregullores në administrimin e pozitivitetit nga ana e klubit të kaltër. Napoli, si shpjegon avokati i klubit Grassani, do të dërgojë një relacion në Prokurori "që dëshmon se si është respektuar e gjithë procedura": protokolli parashikon një "strukturë të dakordësuar" ku duhet shkuar në grumbullim në rast pozitiviteti të një të teseruari por, me kërkesë të ASL kompetente, mund të lëshohet një leje për të kaluar karantinën në shtëpi. Prokurori i FIGC duhet të kuptojë nëse ky proces është ndjekur nga klubi pas pozitivitetit të parë të Zielinski.

Respektimi i protokollit është përsëri në qendër të vëmendjes dhe nuk përjashtohet që hetimi të zgjerohet dhe të verifikojë nëse edhe ekipet e tjera ku kanë rezultuar anëtarë pozitivë, në javët e fundit, kanë ndjekur protokollin në mënyrë të përsosur. Nëse për Napolin, apo klubet e tjera, konstatohen mangësi në zbatimin e procedurës, do të nisin ndëshkimet që fillojnë nga paralajmërimi te penalizimi. Për këtë arsye, edhe nëse nuk do të jepej 3-0 në tavolinë e ndeshja do të luhet, Napoli përsëri do të rrezikonte të penalizohej nga një ose më shumë pikë. Padyshim, klubi mund të apelojë, si pas vendimit të Gjykatësit Sportiv ashtu edhe pas hetimit të FIGC.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI