Flash

Kthehet tek Bayern pas tre vjetësh e përshëndet Juventus: "Një kënaqësi që mbajta veshur këtë fanellë"

Lapsi.al 6 October 2020
Kthehet tek Bayern pas tre vjetësh e përshëndet Juventus:
Pas tre vjetësh të jetuara mes shumë luhatjesh, Douglas Costa është larguar nga Juventus për tu kthyer, në huazim, tek Bayern Mynih. Braziliani ka qenë lojtari që nuk arriti kurrë të tregonte gjithë potencialin e tij, për shkak të dëmtimeve të shpeshta, edhe pse të gjithë teknikët me të cilët punoi e konsideronin "Flash-in" një armë plus të skuadrës. Sapo është zyrtarizuar lamtumira e tij nga Torino, braziliani ka dashur të përshëndesë tifozët bardhezinj, të cilët gjithnjë e mbështetën, pavarësisht mungesës së vazhdimësisë. "Ishte një kënaqësi që mbajta veshur këtë fanellë, e vetëm ai që e ka provuar e di se për cfarë po flas. Suksese për këtë sezon e një përqafim", ka shkruar në Tëitter përpara se të vendoste firmën "Flash-i juaj", emri që e shoqëroi gjatë qendrimit me bardhezinjtë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI