Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Diego Maradona JR helm kundër bardhezinjve: "Juventus nuk më pëlqen, sa mirë që babai nuk luajti aty"

Lapsi.al 6 October 2020
Diego Maradona JR helm kundër bardhezinjve: "Juventus nuk më

Diego Maradona junior mbron Napolin në lidhje me cështjen e ndeshjes së pazhvilluar me Juventus: "Askush nuk e kupton se Napoli nuk u nis për shkak të vendimit të ASL e jo për ndonjë hile". Duke ndërhyrë mbrëm në emisionin Tiki Taka, i biri i Pibe de Oro është shprehur me besim se ndeshja do të kishte qenë në favor të të kaltërve: "Napoli këtë vit do kishte shkuar në Torino gati si favorit. Sigurisht që po luante më mirë, shprehte futboll më të mirë dhe ishte më në formë se Juve".

Maradona jr ka qenë pak diplomati në lidhje me rivalitetin me bardhezinjtë: “Zakonisht jam shumë sportiv por kur flitet për Juventus nuk bëhem i tillë. E ndjeja më parë transferimin e Chiesa tek Juventus e mbi faktin se të gjithë lojtarët heqin dorë nga vetja dhe shkojnë në Torino. Duhet të korigjohem, lojtari më i mirë në botë nuk iu dorëzua Juventusit, falë Zotit”.

Mbi atë që nuk i pëlqen tek Juventus, ai deklaron: “Do kisha nevojë për një natë të tërë për ti renditur të gjitha. Mund të them vetëm se më pëlqen të jetoj jetën të kaltër e jo bardhezi”.

Në lidhje me debatin e përhershëm se cili është lojtari më i mirë në botë i të gjithë kohëve, por këtë herë duke krahasuar Maradonën me Cristiano Ronaldo, deklaron: “Nuk krahasoj tokësorët me jashtëtokësorët. Nga Ronaldo më kujtohet një më i mirë që ishte brazilian”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI