Flash

Xherdan Shaqiri i infektuar, futet në izolim: Federata zvicerane sqaron protokollin

Lapsi.al 6 October 2020
Xherdan Shaqiri i infektuar, futet në izolim: Federata zvicerane sqaron

"Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me Covid-19". Lajmin e ka bërë të ditur Federata zvicerane e futbollit, pasi lojtari i Liverpool është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës helvete në grumbullimin e kombëtares. "Në akord me autoritetin shëndetësor, Shaqiri është në izolim. Masat e ashpra të mbrojtjes e kërkesat e UEFA-s për skuadrat kombëtare në konform me "Protokollin UEFA Return to Play" janë respektuar në mënyrë rigoroze, që nga fillimi i lëvizjes. Në lidhje me këtë situatë, janë aktualisht duke u kryer qartësime me autoritetet sanitare lokale për mënyrën e procedimit", ka specifikuar komunikata për shtyp.

Shaqiri është futbollisti i tretë i Liverpool-it që është pozitiv ndaj COVID-19, pasi mesfushori spanjoll Thiago Alcantara dhe sulmuesi senegalez Sadio Mane u infektuan javën e kaluar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI