Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Jetonim në 20 metra katror e bombat na binin pranë" Modric rrëfehet nga lufta tek Real Madrid

Lapsi.al 6 October 2020
"Jetonim në 20 metra katror e bombat na binin pranë" Modric

Luka Modric flet pa frena gjatë intervistës për El Partidazo de Cope. Mesfushori i Real Madrid është ndalur në disa aspekte të jetës së tij, private e jo. Mes fëmijërisë së shënjuar nga lufta e nga humbja e gjyshit, deri tek momentet më të lumtura të lidhur me topin që e cuan në firmën, aq të ëndërruar, me klubin blancos.

Rrëfimi i kroatit nis nga idea për të shkruar një libër, e nga dëshira për të treguar për veten: “E kisha këtë dëshirë. Jam i ndrojtur por doja të hapesha pak me njerëzit. Doja të tregoja jetën time, fëmijërinë time, futbollin e jo vetëm”, ka thënë Modric që pikërisht për fëmijërinë e vështirë për shkak të luftës në Kroaci zbulon: “Isha shumë i lidhur me gjyshin tim. Kur e vranë ishte një moment shumë i vështirë. Isha i vogël e nuk i kuptoja akoma disa gjëra. Nuk e kuptoja pse po ndodhte e gjitha kjo. Shkonim ta kërkonim por nuk e dinim se nuk do të kthehej më. Shpresoj ta ketë parë nga lart sa bëmë e shpresuam”. “Kur vdiq, unë e familja ime shkuam në Zara. Jetonim në një dhomë hoteli 20 metra katror. Ishim 4 persona. Isha 6 vjec e isha me prindërit e motrën. Sidoqoftë nuk kam kujtime të këqija nga ai momento. Para hotelit ishte një shesh ku luanim futboll”. “Shpesh bombat na binin afër. Besoj rreth 100 metra distancë. Ne vraponim të futeshim në bunker para se të ktheheshim të stërviteshin ose të futeshin në shtëpi. Nuk qaja, e dija që po ndodhte dicka e keqe”.

E pikërisht për botën e topit e karrierën e tij, Modric ka shtuar: “Ndonjëherë imazhi i lojtarit më bezdis. Shumë mendojnë vetëm për gjërat e bukura të këtij profesioni, por gjërat nuk bien nga qielli. Duhet të stërvitesh, të jesh i kujdesshëm. Nuk mund të bësh disa gjëra, duhet të kujdessesh për trupin tënd. Fillimet? Ndoshta kisha talent, isha i zoti. Duhet vetëm të gjeja pozicionin tim”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI