Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Cavani shock: "Mendova të tërhiqem kur u infektova me Covid"

Lapsi.al 7 October 2020
Cavani shock: "Mendova të tërhiqem kur u infektova me Covid"
Tani Edinson Cavani është kthyer të buzëqeshë pas firmës me Manchester United, por muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për uruguajanin. E ka zbuluar vetë ish-sulmuesi i PSG: "U infektova me Covid e mendova të tërhiqem". 33 vjecari ka rrëfyer më pas eksperiencën e tij të keqe me virusin: "Pasi u kthyeva nga pushimet në Spanjë, e dashura ime e unë bëmë testin që rezultoi negativ, pastaj u detyruam të bënim një tjetër sepse ajo filloi të shfaqte simptoma e rezultoi pozitiv". Cavani është akoma shumë i shqetësuar si ka thënë për emitentin radiofonik argjentinas 'Dos de punta': "E vërteta është se u trembëm shumë. Falë Zotit jemi mirë. Përpara futbollit, vinte shëndeti i familjes. Mendova të resht së luajturi, duke pritur që e gjithë kjo të kalonte. E gjithë ajo që po ndodh në botë të bën keq e nxit shumë paqartësi, sepse askush nuk e di cila do të jetë zgjidhja".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI