Flash

“Chiesa as nuk më telefonoi”: Commisso i mërzitur me sulmuesin që u transferua tek Juventus

Lapsi.al 7 October 2020
“Chiesa as nuk më telefonoi”: Commisso i mërzitur me

Pas prezantimit zyrtar të projektit për qendrën e re sportive të Fiorentinës, Rocco Commisso, presidenti viola, ka folur me gazetarët prezentë e nuk mund të mos përmendte lamtumirën e Federico Chiesa, që kaloi tek Juventus pas një telenovele të gjatë merkato: "Nëse mbetëm të mërzitur pas lamtumirës së tij? Është e vërtetë. Në Chicago vitin e kaluar gjëja e parë që bëra ishte të prisja Chiesan përpara autobusit: po ju them se akoma nuk kam folur me të, mendojeni vetë, asnjë telefonatë. Nuk mendoj se e meritoj këtë sjellje".

Sulmuesi mbërriti në Torino me formulën e huazimit dyvjecar: 2 milionë euro për të parin e 8 për vitin e dytë. Detyrimi i blerjes i fiksuar për 40 milionë plus 10 bonus, me këtë të fundit që do të nisë nga sezoni 2021/2022, mbi kushtet specifike të sezonit të parë në bardhezi të lojtarit: pozicionimi i Juves mes 4 të parave të kampionatit, arritjen e 60% të prezencave totale me Chiesa në fushë për të paktën 30′ ose me arritjen e 10 golave e 10 asist.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI