Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Ronaldo e Dybala "thyejnë" izolimin për të shkuar në kombëtare: njoftohet Prokuroria

Lapsi.al 7 October 2020
Ronaldo e Dybala "thyejnë" izolimin për të shkuar

Respektimi i izolimit po bëhet cështje tashmë tek Juventus. Asl i Torinos, në fakt, do ti sinjalizojë Prokurorisë futbollistët bardhezinj që, për agjensinë sanitare, kanë thyer izolimin për të shkuar në grumbullimin e kombëtareve të tyre. "Ka qenë e njëjta shoqëri që na ka sinjalizuar se disa lojtarë ishin larguar nga vendi i izolimit e prë këtë do të njoftojmë autoritetet kompetente, dmth Prokurorinë, pëer atë që ka ndodhur. Juventus ka qenë ekzemplar. Tani detyra jonë është ti transmetojmë emrat e atyre që kanë ndërprerë izolimin. Ndoshta dikush duhet të paguajë ndonjë gjobë", ka shpjeguar Roberto Testi, drejtori i Departamentit të Parandalimit të Asl Torino.

Janë larguar nga J Hotel, pa autorizimin e Asl, për të shkuar me kombëtaret e tyre Bentancur, Cuadrado, Danilo, Dybala e Ronaldo, por edhe Buffon e Demiral, që janë kthyer në shtëpi.

Juventus është në izolim parandalues që nga e shtuna, kur kanë rezultuar pozitivë dy persona jashtë skuadrës. Të hënën klubi kishte njoftuar Asl për vendimin e të teseruarve të tij, përgjegjësia e të cilëve, menjëherë sapo dalin nga grumbullimi, bëhet individuale. Rrezikojnë një gjobë 400 euro. Për të gjithë lojtarët e tjerë, vazhdon izolimi në J Hotel.

Ka nga ata që edhe pse është grumbulluar në kombëtare, janë duke pritur kontrollet e parashikuara nga protokolli. Shembulli është Adrien Rabiot: nëse dy tamponet rezultojnë negativë, në përfundim të 5 ditëve të izolimit, që do të thotë nesër, mund të bashkohet me Francën. E njëjta vlen edhe për Bonucci e Chiellini, që i prêt Italia e Giacomo Vrioni që duhet të mbërrijë në Shqipëri, për tu vënë nën urdhërat e Rejas.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI